8 sekretet e grave që mbajnë gjithmonë erë të mirë

Life style

8 sekretet e grave që mbajnë gjithmonë erë të mirë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Ju e njihni dikë që mban gjithmonë erë të mahnitshme pavarësisht nga koha e ditës? Epo, përveç zgjedhjes së parfumit, ekziston një strategji se kur dhe ku duhet spërkatur (gjë që ndikon në sa e fortë është aroma dhe sa do të zgjasë). Më poshtë ne rendisim sekretet e tyre.

Ato zgjedhin aroma të forta: Jo të gjitha aromat janë krijuar të barabarta. Ndërsa aromat e agrumeve priren të shpërndahen shpejt, ato aromatike dhe të buta me aromë si druri i sandalit tentojnë të zgjasin për një kohë më të gjatë. Pra, nëse jetëgjatësia është shqetësimi juaj kryesor, ju mund të zgjidhni aroma të kësaj familje.

Ato shtresojnë aromat e tyre: Nga xhelët për dush te locionet për trupin dhe vajrat, shumica e parfumeve tuaja të preferuara vijnë në forma të ndryshme. Duke vendosur disa prej tyre së bashku, ju ndërtoni shtresa aromash që rrinë gjatë gjithë ditës.

Ato dinë se ku ta aplikojnë: Shkojnë përtej kyçeve të dorës dhe hedhin parfumin në zona më të ngrohta (dhe shpesh më të fshehura) të trupit, si barku dhe gjoksi, si dhe pas gjunjëve dhe veshëve. Nxehtësia e trupit në këto zona ndihmon në zhvillimin e aromës, në mënyrë që aromat e forta, të mesme dhe të bazës të ndihen plotësisht.

Ato kurrë nuk e fërkojnë atë: Megjithëse është e natyrshme të dëshironi të fërkoni kyçet pas aplikimit të parfumit, rezistojini dëshirës. Fërkimi prish aromat e forta, duke të lënë vetëm ato të mesme dhe të bazës – dhe bën që aroma të zgjasë më pak.

Ato dinë kur ta aplikojnë: Pika e ëmbël është menjëherë pas dushit, ndërsa lëkura juaj është ende pak e lagur. Lagështia ndihmon në mbylljen e aromës. Për më tepër kjo mënyrë do të heq rrezikun e njollosjes së bluzës tuaj të preferuar ose njollosjen e bizhuterive tuaja.

Ato e mbajnë lëkurën të hidratuar me atë aromë: sigurohuni që të lagni lëkurën tuaj para se të vendosni ndonjë parfum. Lëkura e thatë tenton të thithë pak aromë, duke e bërë atë të zbehet më shpejt. Lëkura e lagur i jep aromës diçka për tu ngjitur kështu që zgjat më shumë.

Ato i ruajnë në mënyrën e duhur: Ekspozimi ndaj nxehtësisë dhe lagështisë prish molekulat e aromës në parfumin tuaj, kështu që shmangni grumbullimin e shisheve në banjë dhe mbajini gjithmonë në zona të freskëta dhe të thata të shtëpisë tuaj – si pjesa e sipërme e komodinës.

Ato i ri-aplikojnë gjatë gjithë ditës: Meqenëse lëkura juaj është një organ i gjallë, nuk mund ta mbajë aromën për një kohë të pacaktuar. Këshillat e mësipërme do të sigurojnë një konsumim shumë më të gjatë. Për çdo moment mbani në çantën tuaj një mostër me madhësi udhëtimi, për një freskim të shpejtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat