Kujdesi për lëkurën – 6 gjëra që nuk janë aspak të vërteta

Life style

Kujdesi për lëkurën – 6 gjëra që nuk janë aspak të vërteta

Më: 4 mars 2021 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Është e vështirë të gjesh informacione bindëse, pasi që vazhdimisht bëhen studime të reja që hedhin poshtë teoritë e mëparëshme.

Të pasurit një lëkurë plot shkëlqim, pa akne, njolla e shenja të moshës, është ëndrra e të gjitha grave, prandaj jemi të vëmendshme ndaj të gjitha këshillave që jepen për kujdesin ndaj lëkurës

Por jo të gjitha janë të vërteta dhe funksionojnë, prandaj sot po ju tregojmë për 6 praktika që nuk janë dhe aq të vërteta kur bëhet fjalë për rutinën e bukurisë

Një lëkurë e yndyrshme ju bën më pak të prirur ndaj rrudhave

Është e vërtetë që një shtresë yndyre në lëkurën tuaj vepron si një pengesë për rrezet UV deri në një farë mase, por kjo nuk do të thotë që nuk do t’ju shfaqen rrudha më vonë. Edhe lëkurat e yndyrshme shfaqin rrudha kur nuk aplikoni krem mbrojtës, kur pini cigare dhe nuk ndiqni një dietë të shëndetshme.

Ngrënia e ushqimeve ‘fast-food’ dhe me yndyrë shkakton puçrra

Deri sot, nuk ka një studim që vërteton lidhjen mes ushqimeve të tilla dhe puccrrave. Gjithsesi, ushqime të tilla shkaktojnë inflamacion i cili prek organet e trupit, përfshirë këtu ede lëkurën.

Përdorimi i kremit mbrojtës me SPF të lartë, ju lejon të qëndroni më  gjatë në diell

Sigurisht që kremi me SPF 30 ju mbron më shumë se ai me SPF 15, por kjo nuk do të thotë që nëse e teproni me qëndrimin në diell, nuk do të përfundoni me një lëkurë të dëmtuar. Është e nevojshme ta përsërisni aplikimin e kremit çdo dy orë kur qëndroni në diell.

Ju mund të mos e përdorni kremin kundra diellit në një ditë me re

Nuk mund të bëni asgjë për të penguar depërtimin e rrezeve UV në sipërfaqen e tokës. Kështu që sido të jetë moti, duhet të vendosni një sasi të mirë kremi kundra diellit në lëkurë para se të dilni nga shtëpia.

Bërja e skrabit çdo ditë nuk e lejon lëkurën të duket pa jetë

S’ka rëndësi se sa butësisht e eksfolioni lëkurën, skrabi duhet bërë të paktën një ose dy herë në javë. Përndryshe lëkura do t’ju qëndrojë e irrituar dhe e inflamuar. Gjithashtu eksfolimi i shpeshtë mund të ndikojë në një plakje më të shpejtë të lëkurës.

Produktet e shtrenjta të bukurisë funksionojnë më mirë se ato me çmim normal

Ka disa arsye pse disa produkte bukurie mund të jenë më të shtrenjta se të tjerat: mbajnë emër markash të njohura ose promovohen nga të famshmit, por përbërësit aktivë të këtyre produkteve janë të njëjta. Kur bëni blerje, fokusohuni më shumë te cilësia se sa kostoja. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat