Zakonet tipike të femrave, që edhe meshkujt i pëlqejnë por gënjejnë se nuk i duan fare

Life style

Zakonet tipike të femrave, që edhe meshkujt i pëlqejnë por gënjejnë se nuk i duan fare

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Të gjithë kanë sekrete!

Shumë preferenca dhe pëlqime mendohen të jenë tipike për femra. Kotelet, filmat romancë, kozmetika etj, shihen si zakone të femrave dhe meshkujt i përqeshin vazhdimisht

Por çfarë nëse iu themi se edhe atyre iu pëlqejnë? Ata thjesht gënjejnë për këtë gjë!

Këto janë zakonet femërore që kanë meshkujt

Edhe meshkujve iu pëlqen të bëjnë thashetheme, dhe në fakt, ata bëjnë më shumë thashetheme se femrat!

Burrave iu pëlqen të dalin për të bërë Pazar, por shh… mbaje sekret.

Ata janë krejt të çmendur kur janë së bashku, dhe iu pëlqen të vallëzojnë.

Të gjithëve iu pëlqen një banjë e ngrohtë me flluska, edhe nëse thonë se është vetëm për femra.

Ata thonë se kujdesi për lëkurën është vetëm për femra, por shumë meshkuj përdorin produkte për të pastruar fytyrën.

Burrat e adhurojnë të qëndrojnë me duar në bel, fiks si një modele! A e keni vënë re?

Koktejet me fruta dhe ngjyra tipike për vajza të reja janë dobësia e tyre! Ata po që i pëlqejnë gjërat e ëmbla.

Shumë meshkuj përdorin gel trupi ose deodorant për femra, sepse kanë aromë më të këndshme.

Edhe burrat shikojnë komedi romantike, sado që e mohojnë dhe thonë se janë kot fare, ata i adhurojnë.

Ata qeshin femrat për faktin që kanë dëshirë të bëjnë fotografi të veçanta, por edhe ata e pëlqejnë këtë shumë.

Rrotullimi i syve shihet si tipar femërorë i shprehjes së pakënaqësisë ose irritimit me diçka, por edhe burrat e bëjnë këtë.

Njësoj si femrat, meshkujt e përdorin brushën e flokëve si mikrofon dhe imagjinojnë veten si këngëtarë në koncert, por vetëm kur janë vetëm në dhomën e tyre!

Burrat i dashurojnë përqafimet, puthjet dhe përkëdheljet. Kontakti fizik në fakt për ta është edhe më i rëndësishëm se për femrat, por mos e përmendni sepse do e mohojnë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat