Eksperimenti që vërtetoi se njerëzit janë djallëzorë – Çfarë ndodhi kur njerëzit u lejuan të bëjnë çfarëdo pa u dënuar më pas?

Life style

Eksperimenti që vërtetoi se njerëzit janë djallëzorë – Çfarë ndodhi kur njerëzit u lejuan të bëjnë çfarëdo pa u dënuar më pas?

Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Ky është eksperimenti i Marina Abramović, që vërtetoi se njerëzit janë plotë djallëzi brenda.

Të gjithë njerëzit janë të edukuar, nuk i thyejnë rregullat dhe respektojnë standardet morale, apo jo? Me këtë logjikë, do të thotë se ne jemi shumë të kujdesshëm dhe të respektueshëm.

Mirëpo ky në fakt nuk është rasti i vërtetë. Në të vërtetë, ne vetëm i frikësohemi dënimit nëse i shkelim këto rregulla.

Në vitin 1974, disa shkencëtarë vendosën të provojnë se si do të silleshin njerëzit nëse ata ishin të liruar nga dënimi, dhe ishin të lirë të bëni çfarëdo që donin pa asnjë pasojë.

Ata e quajtën këtë eksperimenti i Marina Abramović.

Artistja jugosllave, Marina Abramović, vendosi të zbulonte se çfarë do të bënin njerëzit nëse kanë fuqi absolute mbi dikë tjetër.

Ideja ishte shumë e thjeshtë, ajo do të lejonte njerëzit t’i bënin çfarëdo që duan për 6 orë të tëra. Kjo performancë ndodhi në Beograd, 1974.

Eksperimenti ishte që Marina të qëndronte në një vend, për 6 orë, dhe të lejonte audiencën të bënin çfarëdo që të donin me të.

Pran saj, në një tavolinë ishin vendosur 72 objekte. Ato përfshinin gjëra nga më të ndryshmet: trëndafila, pendë, parfum, mjaltë, bukë, rrush, verë, gërshërë, skallper, gozhda, një shkop metali etj, dhe në fund, ndodhej edhe një armë me një plumb brenda.

Në fillim, njerëzit ishin të kujdesshëm dhe të sjellshëm. Ata e përqafuan, i dhanë lule. Por teksa ata panë se artistja nuk reagoi ndaj asgjëje, ata filluan të shkojnë më larg.

Ata filluan t’i prenë flokët, të shqyejnë rrobat e saj, dhe madje edhe e prenë trupin e saj. Njerëzit filluan të bëhen më agresiv sa më shumë kohë që kalonte.

Në një pikë, arma me plumb brenda iu vendos në dorë asaj dhe me gishtin e saj ata u përpoqën të shkrepin armën në kokën e saj.

Mirëpo në këtë moment filloi një përleshje mes audiencës, duke e shpëtuar atë.

Marina u shpreh se ajo vetëm dëshironte të tregonte se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit nëse i lejon të jenë plotësisht të lirë.

Ky eksperiment tregoi se shumica e njerëzve që janë plotësisht të zakonshëm, normal, të shëndetshëm si fizikisht po ashtu psiqikisht do të bëjnë gjërat më të dhunshme nëse e kishin rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat