Cilësia e të menduarit, si të rrisim përqendrimin për të realizuar më të mirën për veten

Life style

Cilësia e të menduarit, si të rrisim përqendrimin për të realizuar më të mirën për veten

Më: 19 mars 2021 Në ora: 09:21
Ilustrim

Të rrisim përpjekjet për të lartësuar cilësinë e të menduarit dhe përqendrimin e vëmendjes, duke synuar e realizuar të mirën si për vete dhe shoqërinë. “Kush nuk shikon asnjë kuptim në jetë, jo vetëm është fatkeq, por pothuajse është i paaftë të jetojë.” Albert Ajnshtajn

Jeta është vërtet e shkurtër. Jeta është dhuratë, ndaj njerëzit duhet ta jetojnë por dhe ta mbrojnë jetën e tyre, por dhe duhet ta respektojnë atë të tjetrit. Ashtu siç thotë edhe Johan Volfgang Gëte (1749 – 1832): “Njerëzit përçmojnë atë që nuk kuptojnë”.

Në këtë kontekst, çdo njeri duhet të bëhet i ndjeshëm, sikurse dhe të marrë njohuri dhe dije se si të angazhohet që jetën e tij ta shijojë sa më cilësisht e të ndjehet sa më i lumtur duke kuptuar dhe angazhuar për të vlerësuar nivelin e të menduarit dhe përqendrimin e vëmendjes për t’u bërë sa më i dobishëm për veten dhe shoqërinë.

A.Cilësia e të menduarit

Njerëzit në jetën dhe veprimtaritë e tyre ekonomiko-shoqërore.

Çdo individ prezanton dhe shpreh  mendime të ndryshimet individuale si në të menduar dhe të vepruar. Ndryshimet kushtëzohen nga cilësitë e të menduarit që përshkruhen nga:

Thellësia

Gjerësia

Qëndrueshmëria

Shpejtësia

Pavarësia

Elastiticeti

Karakteri kritik

1/1.Thellësia–shprehet në aftësinë për të hyrë në thelbin e sendeve dhe dukurive, për të gjetur shkaqet e ndryshmit të tyre dhe për të zbuluar ligjet e zhvillimit. Për njerëzit që kanë këtë cilësi edhe një fakt i zakonshëm mund të bëhet pikënisje për një zbulim të madh.

2/1.Gjerësia- i jep mundësi njeriut të merret me probleme të të rëndësishme në fusha të ndryshme dhe të mendojë në mënyrë krijuese në disa lloje veprimtarish. Njerëzit që kanë që kanë këto cilësi dallohen për vëllimin e madh dhe nivelin e lartë të zotërimit të dijeve.

3/1.Qëndrueshmëria- shprehet në logjikën rigoroze të trajtimit të problemeve, në argumentimin saktë,  në forcën bindëse, në thjeshtësinë dhe qartësinë e shprehjes së mendimeve.

4/1.Shpejtësia- mëshirohet në zgjidhjen e shpejtë dhe pa gabime të problemeve të ndryshme. Kur një problem zgjidhet shpejt, por gabim, kemi të bëjmë me cilësinë negative të të menduar-të nguturit.

5/1.Pavarësia- cilësi tjetër kjo e të menduarit që shprehet nëpërmjet qëndrimit krijues ndaj detyrës, si dhe përpjekjet për të gjetur rrugëzgjidhje të reja për problemin pra, në këtë mënyrë njeriu nuk pret zgjidhje  të gatshme nga të tjerët.

6/1.Elasticiteti- është aftësia e njeriut për të hequr dorë nga mendimi i tij i më parshim, kur faktet dhe rrethanat e reja i bëjnë të pa vlefshme ose të pa sakta shkencërisht.

7/1.Karakteri kritik- cilësi e njerëzve që mendimet e tyre dhe të të tjerëve nuk i pranojnë apriori si të drejta, i pranojnë vetëm pasi i provojnë dhe i vërtetojnë se janë të tilla. Kjo cilësi mundëson mënjanimin e ndikimit sugjestionues.

A/1.Cilësia e të menduarit  përcakton cilësinë e jetës te secili person

Mendime janë ato që përcaktojnë cilësinë e jetës te secili person. Shpesh fajësojmë të tjerët se durojnë ndonjë gjë të keqe në jetën tonë, por harrojmë se kryesisht në mendimet tona përcaktojnë se si ne jetojmë e do të jetojmë në të ardhmen. Është thelbësore të kuptohet që jo të gjithë do të jetojnë në të njëjtën mënyrë. Secili individ  duhet të ketë mirëkuptimin për të sqaruar se gjithçka varet nga mendimet e tij për të tashmen por edhe të ardhmen. Kjo do të thotë se perceptimi për gjërat dhe ngjarjet rreth individit në përputhje me rrethanat. Mënyra se si individi percepton një apo disa situata dhe reagon ndaj tyre përcakton përfundimisht cilësinë e jetës së çdo kujt.

Në këtë kontekst dalim në konkluzionin se: nga mënyra se si ne i shohim gjërat përcakton llojin dhe cilësinë e jetës që do të kemi! Është thelbësore të marrim vendimet tona me mençuri, vetëm në këtë mënyrë do të kuptojmë  se çfarë do të vijnë pas tyre, pra do të thotë se kemi marrë kthesat për një jetë më cilësore ashtu siç duhet.

Ne duhet të sigurohemi që jemi të qartë në lidhje me mendimet tona, të cilat lejojnë të merren vendime në përputhje me rrethanat. Kur ne të mendojmë mirë, do të vëmë re se çdo veprim që bëjmë e prekim e shijojmë jetën tonë në një mënyrë më se të mirë. Përkundrazi, nëse mendimet tona nuk janë të qarta dhe transparente, automatikisht nuk do të arrijmë të bëjmë një jetesë të mirë, të qetë, cilësore, sociale e mbi të gjitha preket e shijohet lumturia, kjo është mjaft e natyrshme dhe mjaft e qartë për të gjithë ata që mendojnë dhe veprojnë cilësisht. Prandaj, gjithçka varet nga mënyra sesi ne mendojmë dhe nëpërmjet kësaj shtrojmë në fund të fundit rrugën tonë për të pasur sukses në jetë.

Në përfundim cilësojmë se: Cilësitë e të menduarit janë në unitet, plotësojnë njëra-tjetrën dhe funksionojnë bashkërisht.

Cilësia e vëmendjes

Vëmendja është përkufizuar si gjendje e përgjimit të vetëdijes. Është vëmendja ajo që bën shëndrimin e perceptimit në aperceptim. Studiuesi Xhejms theksonte se vetëdija ndoshta është një kusht i nevojshëm për qartësimin e vetëdijes, por është një kusht jo i mjaftueshme edhe porsa i përket proceseve konjetive. Ai theksonte rëndësinë e vëmendjes në ndërveprimtarinë ndërmjet organizmit dhe mjedisit, falë vëmendjes së individit që i përshtatet mjedisit.

Cilësitë e vëmendjes janë disa si:

Qëndrueshmëria

Papërqendrueshmëria ose lëkundja e vëmendjes

Lëvizshmëria

Përqendrimi

Vëllimi i vëmendjes

Shpërndarja

1/1.Qëndrueshmëria- është aftësia për ta përqendruar vëmendjen për një kohë relativisht të gjatë në një objekt ose në një veprimtari të caktuar. Kjo cilësi kushtëzohet nga gjendja emocional, interesat forca e vullnetit, gjendja shëndetësore e subjektit etj. Në këtë këndvështrim janë bërë shumë studime dhe është arritur në disa përfundime si: Qëndrueshmëria e vëmendjes te fëmijët nga 6-8 vjeç është 10-12 minuta.

2/1.Papërqendrueshmëria ose lëkundja e vëmendjes- kjo manifestohet në paaftësinë për tu përqendruar për një kohë relativisht në një objekt ose dukuri të caktuar.

3/1.Lëvizshmëria- është aftësia për ta kaluar vëmendjen me lehtësi nga një veprimtari në tjetrën. Kjo (zhvendosje e vëmendjes), mund të bëhet në mënyrë të vullnetshme, ose në mënyrë të pa vullnetshme (tërheqja e vëmendjes), kur një zhurmë ose melodi nga jashtë e largon vëmendjen e njeriut nga puna që kryen.

4/1.Përqendrimi- karakterizohet nga shkalla e drejtimit të vëmendjes në një objekt të caktuar si dhe nga shkalla e shkëputjes së saj nga objektet e tjera.

5/1.Vëllimi i vëmendjes- përcaktohet nga sasia e objekteve që pasqyrohen njëkohësisht dhe me qartësi në vetëdijen tonë. Njeriu  është në gjendje ngërthejë në vëmendjen e tij 4-6 objekte që nuk kanë  lidhje në mes tyre dhe rreth 14 objekte, që kanë lidhje midis tyre.

6/1.Shpërndarja- është aftësia për të kryer në të njëjtën kohë dy ose më shumë veprimtari. Shpërndarja është cilësi e domosdoshme për ushtrimin e disa profesioneve (kirurg, pilot, shofer tej).

Shpërndarja e vëmendjes është e lidhur ngushtë me automatizmin e shprehive në ato lloje të veprimtarisë në të cilat kjo cilësi është e domosdoshme.

Në përfundim mund të themi se: Ashtu si ne i perceptojmë gjërat dhe ngjarjet që ndodhin rreth nesh, ashtu ecën dhe merr kuptim ecuria e jetës tonë. Ndaj, në këtë aspekt duke menduar me mençuri, do t`na krijohet qartësia që ne të vendosim të sillemi në përputhje me rrethanat, por gjithmonë, duke manifestuar vijën e sjelljes që të përshkruhet nga e mira, drejtësia, vërtetësia. Pra, përfundimisht, mënyra se si ne e perceptojmë një situatë dhe reagojmë ndaj saj, përcakton përfundimisht cilësinë e jetës tonë ne te menduar dhe vepruar dhe zhvillimet ne ecurinë e jetës tonë shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat