Efekti Ganzfeld – Pse kanë dëshirë njerëzit ta provojnë këtë eksperiment të frikshëm?

Life style

Efekti Ganzfeld – Pse kanë dëshirë njerëzit ta provojnë këtë eksperiment të frikshëm?

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Shpjegimi i eksperimentit ganzfled, përdorimet, si bëhet dhe efektet anësore të tij.

Efekti ganzfled është një fenomen që i ndodhë trurit tuaj kur ju e pamundësoni vetën të shihni, dhe me anë të një metode specifike ju filloni të keni halucinacione.

Psikologu Wolfgang Metzger e prezantoi konceptin e efektit ganzfled në vitin 1990. Ganzfled në gjermanisht do të thotë fushë e plotë, dhe i referohet një hapësire që mbulon të gjithë fushën tuaj pamore.

Image

Eksperimentet mbi efektin ganzfled janë përdorur për të hetuar telepatinë dhe gjendjet halucinatore, mirëpo disa njerëz e bëjnë për qejf.

Si funksionon efekti ganzfled?

Nëse ju mund të shihni, truri juaj krijon vizione të botës. Për të krijuar efektin ganzfled ju duhet të bllokoni trurin nga të parit në mënyrë që të performoni eksperimentin.

Në fillim teksa retina juaj është aktive, ju do të shihni enët e gjakut, dhe ngadalë gjithçka do të bëhet gri. Kjo ndodhë zakonisht brenda 5-7 minutave.

Nëse ju vazhdoni me këtë procedurë, truri juaj do të përpiqet të gjejë stimuj të jashtëm për të parë, teksa nuk mund të gjejë asnjë stimul, korteksi vizual në trurin tuaj do të përdorë informacionet që veçse janë në trurin tuaj për të gjeneruar halucinacione pamore dhe dëgjimore.

Image

Si mund ta krijoni efektin ganzfled dhe si ta performoni eksperimentin?

Për këtë, iu duhet së pari t krijoni një fushë vizuale uniforme. Pra, mund ta provoni duke prerë një top pingpongu në gjysmë, dhe të vendosni secilën gjysmë mbi sytë tuaj. Topi duhet të jetë plotësisht i bardhë, pa shkrime.

Gjysmat duhet të përshtaten mirë në sytë tuaj, në mënyrë që të mos mbeten vrima ku mund të hy drita.

Gjithashtu mund të përdorni edhe letër të bardh ose pambuk. Dhoma duhet të jetë e ndriçuar mirë, ose përdorni një llambë tryeze dhe vendoseni afër fytyrës.

Në sfond duhet të jetë një qetësi absolute dhe të vendosni kufje që bllokojnë zhurmën, ose të përdorni ndonjë formë të zhurmës së bardhë.

Zhurma e bardhë përfshinë disa tinguj të caktuar, si p.sh. zhurma statike, pra që mund të dëgjohet në radio kur nuk ka asnjë kanal ose në televizion.

Kjo procedurë është e sigurt për shumicën e personave.

Efektet anësore

Edhe pse është një procedurë e sigurt për shumicën e njerëzve, disa prej tyre mund të përjetojnë keq mungesën e plotë të orientimit.

Gjatë ekspozimit për 10-20 minuta, ju nuk do të mund të dalloni se a i keni sytë hapur apo mbyllur, dhe kjo eksperiencë mund të jetë shqetësuese për disa persona.

Gjithashtu është e mundur që të keni halucinacione shqetësuese, ose të frikshme sepse shumë njerëz mendojnë se halucinacionet janë të frikshme.

Nëse keni një gjendje jo stabile të shëndetit mendorë, mos e provoni këtë eksperiment. Gjithashtu nëse vuani nga epilepsia, zhurma e bardhë mund të shkaktoj sulm epileptik, shmangeni plotësisht këtë eksperiment.

Shumë persona e përdorin këtë për të pasur një eksperiencë me halucinacione, pa përdorur substanca narkotike të rrezikshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat