Një tërheqje, një muskul i aktivizuar...

Life style

Një tërheqje, një muskul i aktivizuar...

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Nuk gjen askënd të mos ankohet për dhimbjet e muskujve apo për plogështinë që e kaplon kohë pas kohe. Të ndihesh i ndrydhur është një ndjenjë e cila vjen nga kontraktimi i muskujve dhe në mënyrë të pavullnetshme të gjithë shtrijmë krahët apo përkulemi për të lehtësuar këtë ndjesi aspak të këndshme.

Po sikur t’i kushtoni pak më shumë kohë shtrirjes së muskujve dhe mos të mjaftoheshit vetëm me ato pak lëvizje që mund të bëni në zyrë apo kudo që mund të jeni?!

Tërheqja stimulon rrjedhjen e gjakut në muskujt tuaj, ndihmon nyjet të lëvizin. Ju përmirësoni performancën sportive duke ulur rrezikun e dhimbjeve, lëndimit apo thjesht ju relakson.

Vicky Timon, një ekspert yoga dhe autor i "Enciklopedisë së Ushtrimeve të Pilatës", ka krijuar këto ilustrime për t’ju treguar se cilët muskujt vihen në lëvizje kur ju merrni një pozicion të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat