Joga stimulon të gjitha funksionet e trupit

Life style

Joga stimulon të gjitha funksionet e trupit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Joga është një metodë e zhvillimit personal dhe një shkencë e praktikës shpirtërore.

Disiplina më e praktikuar është  Yoga Hatha (një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm), e cila përfshin ushtrimet e frymëmarrjes dhe qëndrimin. Arritja e postures kërkon shtrirje, lakim dhe vë në lëvizje nervat dhe muskujt.

Por qëndrimi dhe frymëmarrja stimulojnë qarkullimin e gjakut, sistemin e tretjes, përqendrimin, etj. Si konkluzion, i gjithë trupi punon duke marrë përfitime të konsiderueshme.

Përfitimet e pallogaritshme të jogës:

Një praktikë e jogës sjell relaksim të menjëhershëm mendor dhe muskulor. Joga gjithashtu ndihmon për të luftuar kundër stresit dhe ankthit.
Praktikimi i jogës rregullisht  për një kohë të gjatë sjell shumë përfitime: zhvillimin e fleksibilitetit, luftën kundër çrregullime muskulo-skeletike, shëndet të mirë të përgjithshëm dhe lehtësim të shumë problemeve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat