Me ndikimin e një ylli, Hëna e Plotë e 28 Marsit ka një mesazh të qartë për të gjitha shenjat

Life style

Me ndikimin e një ylli, Hëna e Plotë e 28 Marsit ka një mesazh të qartë për të gjitha shenjat

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Mbrëmja e 28 Marsit nuk do të ketë shumë errësirë sepse në qiell do të shndërrisë një Hënë e Plotë gjigande (dhe shumë afër Tokës) për të na sjellë qartësi, për të reflektuar dritën e Diellit (për të reflektuar në momentin që po jetojmë).

Hëna e Plotë ndodh kur Dielli dhe Hëna janë në pozicione të kundërta dhe flasin me njëri-tjetrin, por në këtë dialog, merr pjesë edhe Venusi, Chiron dhe një yll i quajtur Vindemiatrix. Që do të thotë?

Venusi, në këtë moment nuk është i lumtur: sepse jeton në një shenjë që nuk i pëlqen, gjithshtu po përjeton një periudhë në të cilën duhet të shprehë në mënyrë shumë të drejtpërdejtë dhe instiktive emocionet, bukurinë e vet. Chiron nga ana tjetër na flet për komplekse të vogla që dalin në sipërfaqe, ndërsa Vindemiatric për ambicie ndoshta të tepruara.

Mesazhi duket mjafti  qartë; Megjithëse ka mjaft gjëra dhe situata që nuk na pëlqejnë dhe na bëjnë të mendojmë që meritojmë më shumë, tani është koha për të pritur, për të rivendosur ekuilibrat dhe masat e ambicieve tona pa e ekzagjeruar kurrë me asgjë. Pastaj, në prill, mund të flasim përsëri.

Një mesazh ky që i drejtohet mbi të gjitha Dashit, Peshores, Bricjapit, Gaforres, Demit dhe Luanit, shenja që me të vërtetë duhet të kufizohen në përpjekjet e tyre për të zgjidhur atë që nuk funksionon, duke shtyrë çdo alternativë.

Binjakët dhe Ujori gjithashtu do të jenë në gjendje të perceptojnë një tension të caktuar, por do të jenë në gjendje ta mbajnë nën kontroll atë, ta kuptojnë më mirë. Shigjetari mund të jetë i paduruar për të provuar diçka që i pëlqen, që e argëton, por duhet të dijë të presë.

Virgjëresha, Akrepi dhe Peshqit, nga ana tjetër do të ndihen të mbrojtur, të papërfshirë në këtë sfidë të vogël kozmike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat