Skarën mund ta pastroni me një qepë

Life style

Skarën mund ta pastroni me një qepë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Moti më i ngrohtë po vjen, dhe bashkë me të edhe sezoni i pjekjes së mishit në skarë.

Pastrimi i skarës është një punë e pakëndshme dhe aspak e lehtë. Ju ndoshta jeni lodhur tashmë me mjete të ndryshme pastrimi që nuk kanë erë të këndshme.

Sidoqoftë, ekziston një mënyrë shumë më e mirë dhe më e natyrshme – qepa.

Kjo alternative është jo toksike dhe e lirë.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të qëroni gjysmën e qepës dhe pjesa tjetër e procedurës është shumë e thjeshtë.

Nguleni qepën në një pirun dhe fërkojini mirë grilat e skarës për t’i hequr yndyrën dhe papastërtitë.

Bëni këtë sapo të hani, ndërsa skara është akoma e ngrohtë, sepse në të ftohtë ky truk nuk funksionon.

Grilat mund t’i spërkatni me uthull të bardhë dhe lëng limoni për ta pastruar më mirë, shkruan 12 Tomatoes.

Qepa ka efekt antibakterial, prandaj skara dezinfektohet menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat