Njeriu numër një i grimit i Diorit zbulon sesi zgjat makijazhi gjatë gjithë ditës

Life style

Njeriu numër një i grimit i Diorit zbulon sesi zgjat makijazhi gjatë gjithë ditës

Më: 28 mars 2021 Në ora: 16:52
Peter Philips

Mjeshtri belg i grimit, Peter Philips, i cili është në pozitën e drejtorit të artistëve të grimit të shtëpisë së famshme të modës “Dior”, zbuloi truket e grimit me ndihmën e të cilave grimi do të zgjasë tërë ditën.

“Ne fillojmë me rutinën e hidratimit, gjëja më e rëndësishme është të përgatitni mirë fytyrën tuaj.

Në fillim vendos një serum për fytyrën, pastaj një serum për zonën rreth syve.

Kjo pasohet nga një bazë e fytyrës, të cilën e vendos si në zonën rreth syve ashtu edhe në qepalla, gjë që ndihmon pluhurin të zgjasë për disa orë”, thotë Philips, shkruan ‘Byrdie’.

Lëkura mund të tregojë lehtësisht një shkëlqim të padëshiruar, të tepruar dhe hapat që i paraprinë grimit ndihmojnë për të qetësuar këtë proces.

Image

Shumica e artistëve të grimit sugjerojnë një bazë adekuate, sepse kjo varet nëse pluhuri dhe kremi i lyer do të përhapen në mënyrë të barabartë në fytyrë.

Formulat e këtij lloji shpesh janë të ngjyrosura, kështu që fytyra vepron menjëherë sikur është ‘përpunuar ’.

Sidoqoftë, hapi i parë -hidratimi i mirë, është më i rëndësishmi, në mënyrë që fytyra të ushqehet mirë. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat