Çfarë t’i shkruash dikujt për ta bërë të ndihet mirë, kur ai/ajo ka një shqetësim

Life style

Çfarë t’i shkruash dikujt për ta bërë të ndihet mirë, kur ai/ajo ka një shqetësim

Më: 5 prill 2021 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Të gjithë kemi qenë në situatën ku një mik, një i njohur apo i afërm na ka shkruar për një problem që ka apo një situatë në të cilën ndodhet. Me gjithë dëshirën e mirë për t’i qëndruar pranë, ndonjëherë bëhet e vështirë të gjesh fjalët e duhura dhe duket sikur çfarëdo që të thuash, nuk do ndryshojë asgjë. Në fakt, nuk është gjithmonë kështu.

Fjalët e duhura në momentin e duhur mund të bëjnë gjithë diferencën. Psikologia klinike, terapistja Caroline Fleck tregon disa mesazhe për t’i shkruar dikujt që po kalon në një situatë problematike.

1. Duhet të jesh ndjerë shumë...

2. Kjo duhet të ketë qenë shumë e dhimbshme/e vështirë/acaruese etj, duke marrë parasysh se...

3. Mos do të flasim më shumë për këtë në telefon?

4. Mos ki presion për të kthyer përgjigje, desha vetëm të të them që po mendoj për ty.

5. Gjeta këtë artikullin (për këtë X problem që po kalon) dhe mendoj se mund të të ndihmojë.

6. Ja diçka për të të bërë të qeshësh: Dërgo një meme, video TikTok-u etj.

7. Për çfarë po mendon tani?

8. Çfarë mund të bëj unë për të të mbështetur?

9. Nëse do isha ti dhe do më ndodhte kjo, do të ndihesha po njësoj si ty.

10. Mund të më thuash pak ose shumë, si ta ndjesh ti.

11. Jam këtu dhe po dëgjoj. S’dua të mendosh që je vetëm në mendimet e tua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat