Dy përbërës natyrorë ofrojnë zgjidhje për poret e mbyllura

Life style

Dy përbërës natyrorë ofrojnë zgjidhje për poret e mbyllura

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Nëse keni probleme me poret e mbyllura të lëkurës, ekzistojnë dy ilaçe natyrale që do t’ju ndihmojnë jashtëzakonisht shumë.

Mbyllja e poreve ndodh kur qelizat e vdekura mbesin në lëkurën tuaj. Poret janë vrima të vogla në lëkurë që sekretojnë djersë dhe yndyrë. Kur poret bllokohen, kjo mund të çojë në formimin e pikave të zeza (mitesereve), njollave të bardha dhe akneve cistike.

Dermatologia nga Florida, Annie Gonzalez, këshillon pastrimin e rregullt, të cilin e konsideron të domosdoshëm. Me ndihmën e preparateve të duhura për pastrim dhe produkteve tjera me alfa-hidrokse apo acid salicilik, gjithashtu mund të jeni në gjendje të përdorni edhe barëra natyrale për lëkurë.

Menta

Menta ka përparësi të shumta shëndetësore, ndërsa mund të përdoret edhe për kujdesin ndaj lëkurës.

Duke qenë se bakteret, yndyra e tepërt dhe qelizat e vdekura shkaktojnë problemin me bllokimin e poreve – për këtë ndihmojnë gjethet e mentës që kanë veti antibakterore, si dhe përmabjnë acid salicilik që mund të shfrytëzohet për parandalimin dhe mjekimin e poreve të mbyllura.

Menta njëherësh është burim i mirë i vitaminës A, e cila mund të ndihmojë në kontrollimin e yndyrës së tepërt që e prodhon lëkura.

Shafrani

Ilaçi alternativ natyral është shafrani. Kjo erëz anti-inflamatore ka shumë dobi për lëkurën, ndërsa është antiseptik, antioksidues dhe astringjent

Mund të shërbejë edhe në zbehjen e mbresave që mbesin nga puçrrat.

Kur e aplikoni në fytyrë, sigurohuni ta holloni me përbërës të tjerë si vaji, në mënyrë që të mos e irritoni lëkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat