3 gabime të zakonshme kur përdorni locion trupi

Life style

3 gabime të zakonshme kur përdorni locion trupi

Më: 8 prill 2021 Në ora: 19:36
Ilustrim

Locionet e trupit janë të domosdoshëm për ata që dëshirojnë të kenë një lëkurë të butë. Aplikimi i locionit pas dushit është shumë efektiv për të ndihmuar në ruajtjen e lagështisë dhe rivendosjen e barrierës së lëkurës.

Mos u tregoni koprrac

Sigurisht, nuk keni nevojë të zbrazni të gjithë shishen në trupin tuaj. Por jini zemërgjerë me sa aplikoni. Nuk do të merrni efikasitetin e dëshiruar nëse aplikoni më pak locion.

Aplikoni kudo

Sigurohuni që të lagni çdo pjesë të trupit tuaj. Mos harroni se lëkura juaj ka nevojë kudo për lagështi.

Përdorni locionet e duhura

Në përgjithësi, duhet të zgjidhni një produkt që përmban lëndë ushqyese, vitamina dhe përbërës që do ta mbajnë lëkurën tuaj të hidratuar për një kohë. Sidoqoftë, nëse lëkura ka një strukturë shumë të thatë, mund të preferoni përbërës më intensivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat