Pse njerëzit s'mund të kenë sy të zinj?

Life style

Pse njerëzit s'mund të kenë sy të zinj?

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Ngjyra e syve vazhdon të zhvillohet dhe të ndryshojë derisa jemi rreth 3 vjeç. Sidoqoftë, është e pamundur që sytë e njeriut të kenë ndonjëherë ngjyrë tërësisht të zezë. Ata thjesht duken të tillë në raste të caktuara, për shkak të ndriçimit, për shkak të pasqyrimit të rrobave që kemi veshur apo nga përdorimi i lenteve. Njerëzit me sy të zinj ekzistojnë vetëm në filma thriller dhe horror. Ka disa arsye për këtë:

- Gjenet tona nuk e lejojnë

Ka rreth 16 gjene të ndryshme që janë përgjegjëse për ngjyrën e syve. 2 prej këtyre gjeneve janë faktorë kryesorë, gjenet HERC2 dhe OCA2. Ato saktësojnë ngjyrën e syve përmes sasisë së melaninës të pranishme në iriset tona. Ngjyrat në melaninën e syve mund të variojnë nga një larmishmëri, si blu dhe gri, por ngjyra më e errët e mundshme është kafe shumë e errët, jo e zezë.

- Ndoshta, do përfundonim duke qarë gjithë kohës

Objektet që janë të zeza thithin më shumë dritë. Drita dhe energjia e tepërt shndërrohen në energji të nxehtësisë. Kjo mund të nënkuptojë se nëse gjenet tona do na mundësonin sy tërësisht të zinj, atyre do t'ju duheshin shumë lot që ata "të mos nxehen".

- Sytë tanë s'do ishin të sigurt kundër dritës/rrezatimit të dëmshëm

Ne do ta kishim të vështirë të dilnim në mes të natës nëse do të kishim sy të zinj. Rrezet e dritës së diellit përmbajnë dritë ultraviolet ose UV, dhe objektet e zeza priren të thithin më shumë dritë UV sesa ngjyrat e tjera. Ekspozimi i zgjatur mund ta përkeqësonte shëndetin e syve. Falë përbërjes sonë gjenetike, melanina që siguron ngjyra në iriset tona na mbron nga drita ultraviolet. Studimet tregojnë se melanina mund të asgjësojë mbi 99.9% të rrezatimit UV që thith, duke mbrojtur sytë nga dëmtimet e ekspozimit në diell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat