Pse ish-i yt ishte më i keqi, bazuar në shenjën e tij të horoskopit

Life style

Pse ish-i yt ishte më i keqi, bazuar në shenjën e tij të horoskopit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Në rast se ju duhej t'ia kujtonit vetes, ja pse ish-i juaj ishte më i keqi, nisur nga shenja e tij e horoskopit.

Dashi: Egoist

Në fund të ditës, një Dash do mendojë vetëm për veten e tij. Pavarësisht se ç'thonë, për ta gjithçka është "unë, unë, unë".

Demi: Bën sikur ka të drejtë gjithmonë

Ish-i juaj Dem ka një nevojë të tepruar për të thënë gjithmonë fjalën e fundit. Demi njihet si një nga shenjat më të ndjeshme dhe më të dashura të zodiakut, sepse drejtohet nga Venusi, por energjia e tyre kokëfortë e shenjës së tokës mund ta bëjë debatimin me ta të duket sikur po flet me murin. Nëse ata vendosin se kanë të drejtë, asgjë s'ua ndryshon mendimin.

Binjakët: S'mund të mbështetesh asnjëherë tek ta

Le të hedhim zaret për të parë se si po ndihet sot ish-i juaj Binjak. Marrëdhënia juaj varet vetëm nga luhatjet e tij, po për ju a do të flitet ndonjëherë? Në momentin që ndihen të vetëkënaqur, Binjakët mund edhe të gënjejnë për të shmangur situata ku s'duan të jenë.

Gaforrja: Sa shumë luhatje humori

Gaforret janë të ëmbla dhe të ndjeshme apo jo? Në fakt, jo tamam. Kanë aq shumë luhatje humori, sa zor të kuptosh cila është "fytyra" e tyre e vërtetë. Të gjithë ndjejmë çdo lloj emocioni, por Gaforret kanë lëvizje deri diku të frikshme.

Luani: Mendon se është "superstar"

Dëshironi të ndiheni sikur jeni gjithmonë personazhi mbështetës në reality shoë-n e dikujt tjetër? Thjesht njihuni me një Luan. Sigurisht, vorbulla romantike do të jetë interesante, por sa do zgjasë? Herët a vonë e kupton se për të s'do jesh kurrë "personazhi kryesor".

Virgjëresha: Nuk ndalon dot me (mikro)menaxhimin

Gati për të marrë këshilla të pafundme se si po i vendosni pjatat "gabim"? Ish-i juaj Virgjëreshë ka lindur për këtë! Virgjëresha ka një kritikë për gjithçka dhe një opinion për diçka tjetër. Po mendimet tuaja sa i dëgjojnë? Hmmm jo dhe aq. Ato i dinë vetë të gjitha.

Peshorja: Iu thotë të gjithëve për zënkat tuaja

Ish-i i shenjës së Peshores me siguri iu ka dhënë kohë dhe energji, por po kaq energji ka dhënë tek të gjithë, kur ka nxjerrë "zorrët" duke iu treguar gjithçka për ju. Ata do ju bëjnë të dyshoni mendimet dhe emocionet tuaja, ndonëse intuita ju thotë se keni të drejtë. Pas ndarjes, me siguri iu ka thënë të gjithëve se sa dëme i shkaktove ti, bla bla bla.

Akrepi: Hakmarrës i frikshëm

Ish-i juaj Akrep me siguri ka kaluar një seri të gjatë hakmarrjeje pas ndarjes. Gjasat janë që t'ju ketë shkaktuar ca "hakmarrje të vogla" edhe gjatë lidhjes. Qetësohu Akrep, ky s'është një tjetër film dramë. 

Shigjetari: E lë shpesh 'seen'

Takimi me një Shigjetar mund t'ju japë adrenalinë, por ata mund të jenë edhe shumë sipërfaqësorë. Sa herë iu kanë lënë pas dore me orë e ditë të tëra? Një Shigjetar nuk është i lumtur, nëse s'është duke "vrapuar" gjithnjë.

Bricjapi: Ka nevojë t'i mbajë opsionet e hapura

Na vjen keq, por ish-juaj Bricjap gjithmonë shikonte përreth për të parë nëse "bari është më i gjelbër në anën tjetër". Kjo shenjë e zodiakut kërkon besnikërinë dhe përkushtimin maksimal nga ju, megjithatë nuk e ka problem të shohë diku tjetër se mos gjen më mirë.

Ujori: U duket vetja shumëëë të zgjuar

Ish-i juaj Ujor "superior intelektual" pëlqen të analizojë njerëzit, marrëdhëniet dhe emocionet në një shkallë pothuajse obsesive. Por vetëm sepse ata janë të hipnotizuar nga të kuptuarit e mendjeve të njerëzve nuk do të thotë qënë kanë mësuar me të vërtetë ndonjë gjë. 

Peshqit: Mendojnë se gjithçka sillet rreth tyre

Njerëzit e shenjës së Peshëeve janë intuitivë, empatikë dhe të ndjeshëm dhe e dinë saktësisht se si të marrin çfarë duan. Por ka një problem, ata mendojnë se bota rrotullohet rreth tyre dhe të gjithë e kanë problemin me të. A i duhen dikujt kaq shumë ngarkesa emocionale?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat