“U ndava. Nuk e heq dot nga mendja”. Ka 9 mënyra si ta harrosh

Life style

“U ndava. Nuk e heq dot nga mendja”. Ka 9 mënyra si ta harrosh

Më: 24 prill 2021 Në ora: 08:52
Ilustrim

Nuk ka rëndësi nëse keni qenë të dashuruar apo thjesht keni pasur fiksim për dikë, kur ndaheni ose ndërpsrisni një raport mendimet e kohrave të bukura, por jo vetëm nuk ju largohen sado të mundoheni.

Si t’ia bëni në këtë rast? Ne kemi 9 këshilla për ju dhe na besoni kur ju themi se nëse e merrni mundimi t’i provoni, pak rezultat do e ndjeni. Nuk e shpikëm ne, por psikologët.

Si fillim mund të lini një orar takimi me mendimet tuaja. Caktoni një orë kur do të mendoni në mënyrë intensive për atë person. Përshembull, në mëngjes kur bëjeni gati për punë. Nëse gjatë ditës do t’iu vijnë sërish mendime, shtyjini për në orarin që keni vendosur. Pas pak kohësh, do ndjeni se as nuk do doni të mendoni më për atë situatë.

Shkruaji mendimet
Shkruaj gjithçka mendon dhe rilexoji. Provo të kuptosh cilat mendime kanë rëndësi e cilat jo. Do ndjeni se mendimet nuk do jenë aq intensive dhe të frikshme.

Përsëriti mendimet me zë të lartë
Nëse nuk doni t’i shkruani mendimet, keni opsionin tjetër: t’i bërtisni. Dilni para pasqyrës dhe nxirrja të gjitha vetes.
Shprehja e mendimeve dhe ideve me zë të lartë do t’iu ndihmojë në zgjidhjen e disa që janë shumë të ngatërruara, ose thjesht do ju ndihmojnë të lodheni duke i dëgjuar pa pushim.

Këndo me mendje
A doni një mënyrë shumë efektive për të ndaluar mendimet? Këndoji në mendje!
Një lirikë qesharake, kënga juaj e preferuar që e njihni përmendësh, një ninull që e keni dashur aë fëmijë, çdo muzikë, po t’ia vendosni mendimeve tuaja do ju ndihmojë.

Kaloni kohë në natyrë
Natyra, gjelbërimi, pemët dhe bari japin efektin e përsosur për ata që mendojnë shumë.
Të shkosh për një shëtitje në pyll apo edhe një shëtitje e thjeshtë në parkun e qytetit do t’ju ndihmojë të pastroni mendjen nga mendimet. Fokusohuni tek gjithçka keni rreth vetes që të ndihemi të qetë.

Meditoni
Çdo lloj meditimi do ju bëjë punë. Përqëndrimi tek frymëmarrja juaj, tek trupi juaj, rrahjet e zemrës, qetësia e meditimit, këto janë çelësi i suksesit. Sado e vështirë duket, mund ta bëni.

Bëni aktivitet fizik
Nëse meditimi tenton të pastrojë mendjen, ushtrimet fizike kanë një veprim të dyfishtë: pastrojnë trupin dhe mendjen.
Është vërtetuar se sporti në çdo formë është i dobishëm. Megjithatë vrapim, çiklizmj, pilates dhe vallëzim tonifikojnë jo vetëm kofshët, por edhe kokën! Endorfina që prodhon trupi nga aktiviteti fizik, luan rol të rëndësishëm në këtë proces. Përveç kësaj, lodhja, rritja e rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrja e shtuar do të bëjnë që mendimet në kokën tuaj të shpërndahen.

Filloni një hobi të ri
Nga qëndisja tek qeramika apo çfarëdo gjëje tjetër, çdo mënyrë që gjeni për të kaluar kohën dhe që ju vë në lëvizje, do ndikojë për mirë.
Nëse jeni fillestar është akoma më mirë, sepse do të keni më shumë përqendrim duke i mbajtur natyrshëm mendimet larg vetes.

Lexoni
Leximi nuk ju ndihmon vetëm që të bëheni më të zgjuar, por edhe për të menduar më pak.
Një libër i mirë është një moment arratisjeje me të cilin mund të përjetoni përvoja dhe mendime të reja (përveç atyre që vazhdimisht keni në kokën tuaj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat