Edhe sfungjeri për larjen e enëve duhet të dezinfektohet

Life style

Edhe sfungjeri për larjen e enëve duhet të dezinfektohet

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Nëse besoni se sfungjeri juaj ka mbetur i pastër pasi keni larë enët – gaboheni shumë.

Philip Tierno, një mikrobiolog dhe patolog nga Nju-Jorku, paralajmëron se sfungjerët e enëve janë vërtet shumë të ndyrë, sepse ata përmbajnë grimca të vogla perimesh, mishi dhe ushqimesh të tjera që mund të gjenden në një pjatë, në tenxhere, gota…

Kjo çon në shumëzimin e baktereve në sfungjer, sepse mjedisi është perfekt për to – ato kanë ushqim të mjaftueshëm dhe janë në një ambient ngrohtë dhe të lagësht, ashtu si u pëlqen atyre.

Mikrobiologu thotë se shpëlarja e sfungjerit me ujë të nxehtë dhe detergjent larës enësh nuk mjafton – ekziston një mënyrë më e mirë.

Për këtë ju duhen zbardhues dhe ujë, në një raport prej 1: 9.

Zhytni sfungjerin në këtë tretësirë dhe hiqeni pas dhjetë deri në 30 sekonda (mos harroni të vendosni doreza) dhe shpëlajeni nën vrushkull uji.

Dezinfektojeni në këtë mënyrë veçanërisht nëse keni pastruar sipërfaqe ku ka pasur mish të papërpunuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat