Gabimet më të shpeshta që një dash në lidhje

Life style

Gabimet më të shpeshta që një dash në lidhje

Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Nëse nuk keni qenë ndonjëherë të lidhur me dikë që i përket një shenje zjarrit të zodiakut, atëherë na vjen keq t'ju themi se keni humbur shumë pasion, aventura, por në të njëjtën kohë keni kursyer energji. E dini sa shumë energji mund t'ju duhet për të bashkëjetuar me dikë që i përket elementit të zjarrit në zodiak? Specifikisht po flasim për Dashin. Ndonëse ka shumë gjëra për të cilat duhet të emocionoheni nëse partneri juaj është Dash, pasi s'ka një ditë në të cilën ju mungon entuziazmi, flirti, pasioni, etj, por në të njëjtën kohë edhe sherret.

Një Dash mund të jetë i çmendur pas jush tani dhe pas 5 minutash mund ta gjeni veten në sherrin më të lodhshëm të jetës suaj dhe në të njëjtën kohë ta dini me siguri që s'ishte faji juaj. Sepse me shumë gjasa, s'ishte. Dashi gjaknxehtë ka shumë arsye për të nisur zënkat i pari dhe disa nga gabimet më të shpeshta që bën, i gjeni më poshtë.

1. Ecin me hapa gjigandë

Duke qenë se kanë shumë energji për të shpenzuar, duan t'i bëjnë gjërat me shpejtësi marramendëse. Nëse ndihen kokë e këmbë të dashuruar, mos u habisni nëse vijnë me një unazë të nesërmen. Dashët kanë nevojë për shumë praktikë për t'i marrë gjërat me ngadalë dhe hap pas hapi.

2. Fillojnë debate thjesht për qejf.

Pastaj, krejt papritur ajo që nis në argëtim kthehet në konflikt të nxehtë vetëm se ti s'mendon ai ai/ajo.

3. Shpesh i shohin partnerët si konkurrentë

Nga nevoja e tmerrshme që kanë për të fituar, harrojnë që përballë tyre është gjysma më e mirë.

4. Nuk janë të duruar.

Kur do diçka një Dash e do tani. Në të kundërt shanset që të ziheni janë të mëdha.

5. Kanë nevojë të tmerrshme për t'u llastuar

Janë bebet e zodiakut, prandaj duan përkëdheli. Nëse s'marrin atë që duan edhe në publik mund të bëjnë një sherr të lezetshëm sa për të prishur atmosferën. Mësojini të flasin si të rritur.

6. Fokusohen shumë tek vetja

Shpesh janë egoistë, ndoshta dhe padashur, prandaj mos i keqkuptoni.

7. Duan që me çdo kusht gjërat të shkojnë sipas mënyrës së tyre

E teprojnë me këmbënguljen, por duhet të mësojnë të pranojnë që jo gjithmonë gjërat janë si duan ata.

8. Ngatërrojnë pasionin me dashurinë

Do të jepnin gjithçka për dikë me të cilin ndjejnë kimi dhe pasion, por kjo mund të keqkuptohet si dashuri nga pala tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat