Si të krijoni raport jo serioz me dikë që ju pëlqen pa u përfshirë shumë emocionalisht?

Life style

Si të krijoni raport jo serioz me dikë që ju pëlqen pa u përfshirë shumë emocionalisht?

Më: 1 maj 2021 Në ora: 07:25
Ilustrim

Shumë individë preferojnë të mos krijojnë marëdhënie serioze pasi ata dëshirojnë të shijojnë momentin pa asnjë obligim, por si mund të arrihet kjo? Ne ju sjellim 7 këshilla që mund t’ju hyjnë në punë sipas ‘Cosmopolitan’:

1-Komunikimi është çelësi 

Nëse ju nuk dëshironi të krijoni një marëdhënie serioze atëherë duhet t’ja shprehni partnerit tuaj dhe t’i shpjegoni se po kërkoni vetëm që t’ja kaloni bukur pranë njëri-tjetrit.

2-Krijoni limite dhe përmbajuni atyre

Përpiquni që ta takoni njëri-tjetrin fundjavave dhe jo shpeshherë pasi nëse kjo do të ndodhte atëherë ju do të përfshiheshit në një marëdhënie.

3- Njihuni edhe me njerëz të rinj

Të keni takime të shumta me njerëz të ndryshëm do ju ndihmojë që të mos afeksionoheni shumë pas dikujt.

4-Mësoni vlerën tuaj

Eshtë e natyrshme të bëheni xheloz për partnerin tuaj, por mos harroni se kjo ishte zgjedhja juaj dhe mos harroni që nuk duhet të hidheni në sulm menjëherë.

5-Mbajeni raportin tuaj larg rrjeteve sociale

Të postoni shumë foto me personin tuaj do të shkaktonte shumë keqkuptime.

6-Sigurohuni që jeni në të njëjtën fazë për sa i përket marëdhënieve intime

Të kesh takime të shumta me individë për të kaluar një kohë të bukur është diçka që pranohet, por duhet të jeni të kujdesshëm përsa i përket marëdhënieve intime.

7-Sigurohuni që komunikimi juaj të jetë minimal

Çatoni me njëri-tjetrin kur ju jeni duke planifikuar diçka dhe jo të komunikoni shumë shpesh. Është më mirë kur ju mbani një raport minimal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat