S’jemi dot mbretëresha e princesha, por mund të përdorim parfumet e tyre

Life style

S’jemi dot mbretëresha e princesha, por mund të përdorim parfumet e tyre

Më: 1 maj 2021 Në ora: 19:36
Princeshë Diana dhe Meghan Markle

Anëtarët e familjes mbretërore, njihen, ndër të tjera për vendosjen e shumë trendeve duke nisur nga veshja e deri tek ngjyrat në lyerjen e thonjve. Kemi parë sa impakt ka pasur fustani i nusërisë së Kate Middleton, e më pas ai i Meghan Markle, por sot do ju njohim me 5 parfumet mbretërorë që mund t’i keni edhe ju.

Në 2011-ën në dasmën e saj, Kate vendosi parfumin pranveror me aromë lulesh nga marka ‘Illuminun’. Konkretisht ‘White Gardenia Petals’.

Edhe Princeshë Diana zgjodhi në dasmën e saj më 1981-in një aromë me bazë lulesh, që mban emrin “Houbiquant’s Quelques Fleurs”.

Para se të vdiste, një nga shtëpitë më të vjetra të parfumeve në Francë krijoi për mbretëreshën Marie Antoinette një aromë që është konsideruar si ‘era e pasurisë’. Ajo formulë u rikrijua më 2011-ën dhe shitet me emrin “Lubin Black Jade”.

Mbretëresha Elisabeth II ka vendosur në mënyrë të vazhdueshme parfumin ‘Guerlain L’Heure Bleue’.

Meghan Markle ka aromë të preferuar ‘Jo Malone London Wite Bluebell Cologne’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat