Qani shpesh? Shkenca shpjegon arsyet që fshihen pas saj

Life style

Qani shpesh? Shkenca shpjegon arsyet që fshihen pas saj

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

A jeni një person që qani shpesh? Gjeni se nga çfarë mund të varet dhe çfarë thotë kjo për ju. Ka njerëz që priren të qajnë shpesh, duke e lënë veten të mbingarkohen nga emocione të forta edhe në situata që të tjerët janë mësuar të përballen.

Një ndryshim që shpesh mund të varet nga një emocionalitet i fortë, por edhe nga arsye të tjera që gjithmonë ia vlen të hetohen. Të qash është në fakt një mënyrë për të komunikuar jo vetëm me të tjerët, por edhe me veten tonë. Kjo është arsyeja pse sot do të përpiqemi të kuptojmë se çfarë na bën shpesh për të qarë, madje edhe për arsye të kota.

A qani lehtë? Ja çfarë thotë shkenca

Të qash është rezultat i një procesi që shkaktohet në sistemin nervor. Kur përjetohen emocione të forta, amigdala dërgon impulse që çojnë në prodhimin e acetilkolinës, një neurotransmetues që aktivizon sistemin e lotëve. Pra, kur prekeni nga një emocion i fortë, qani. Nga ana tjetër, e qara ndihmon në qetësimin e gjendjeve të ndryshuara emocionale, duke sjellë paqe të brendshme dhe duke ju ndihmuar të ndiheni më mirë, më shpejt sesa të shmangni lotët.

Kjo është për shkak të një hormoni anti-stres që prodhohet kur qani dhe i cili, ndër të tjera, vepron edhe si një qetësues natyral i dhimbjeve. Gjë që shpjegon arsyen pse qani pas lëndimit. Por, cili është ndryshimi midis atij që qan dhe atij që nuk qan kurrë?

Sipas shkencës, ekziston një lloj pragu i të qarit që mund të ndryshojë nga personi në person dhe që te disa prej nesh është më i ulët se te të tjerët. Nëse mësohemi me faktin se askush nuk do të na ngushëllojë, me kalimin e kohës të qarat bëhen gjithnjë e më të rralla. Të qash shpesh nuk tregon mungesë karakteri ose një brishtësi të veçantë emocionale. Sigurisht, ndonjëherë ne qajmë sepse jemi veçanërisht të ndjeshëm ndaj një teme. Megjithatë, herë të tjera, dikush thjesht është mësuar të qetësojë dhimbjen që ndjen. Dhe pastaj, natyrisht, ka hormone, të cilat janë gjithashtu përgjegjëse për ndryshime të papritura të humorit dhe të qara shpesh të pamotivuara.

Ajo që mbetet e sigurt është se të gjithë ndihen më mirë pas një të qare. Gjë që sugjeron që e qara nuk është aq e keqe në fund të fundit. Sidomos nëse pasi jeni shfryrë ndiheni më energjik dhe më të gatshëm se kurrë për ta përballuar jetën me energji të reja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat