Sekretet që i bëjnë Binjakët partnerët më të mirë ndër shenjat zodiakale

Life style

Sekretet që i bëjnë Binjakët partnerët më të mirë ndër shenjat zodiakale

Më: 19 maj 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Përveç të qenit një shok, shoqe i,e mirë, Binjakët janë partnerë idealë.

Përsa i përket dashurisë, mashkulli Binjakët është i vrullshëm dhe entuziast, por edhe prepotent. Ai është xheloz, dhe për asnjë arsye nuk do të pohojë nevojën e lindur për t’i kushtuar vëmendje të vazhdueshme, sepse e konsideron si një simptomë dobësie.

Me shoqen e tij mund të jetë shumë bujar ose jashtë mase koprrac; pra mashkulli i lindur në këtë shenjë nuk njeh dhe rrjedhimisht nuk zbaton asnjë rrugë të ndërmjetme.

Femra e shenjës së Binjakëve në dashuri sillet si një fitimtare e vërtetë, dhe pse tek ajo mbetet gjithmonë një pasiguri dhe frikë se mos dështon në qëllimin e saj. Në martesë synon të luajë një rol mbizotërues dhe udhëheqës.

Kur bëhet nënë do që vetëm ajo të luajë rolin e edukatores dhe mentores së fëmijëve, kjo bën pjesë në temperamentin e saj. Megjithatë dashurinë e jeton në mënyrë shumë pasionante, kokëfortë dhe egocentrike.

Burri i saj ideal duhet të dijë ta mbrojë nga vetja e saj dhe nga të tjerët e ta bëjë të ndihet se është në qendër të vëmendjes së tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat