Zgjidhja e duhur për ti trajtuar rrudhat në fytyrë

Life style

Zgjidhja e duhur për ti trajtuar rrudhat në fytyrë

Më: 20 maj 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Secili prej nesh e ka ndier edhe më shumë peshën e vitev e mbi supe kur ka shfletuar albumin e kujtimeve dhe ka parë fotografitë. Menjëherë ka vrapuar për te pasqyra dhe ka nisur të numërojë ndryshimet në fytyrën e tij dhe gjurmët që ka lënë koha. Edhe pse jemi të kënaqur me jetën që kemi bërë, na ndodh shpesh që të mërzitemi për pamjen tonë.

Procesi i ndryshimi fiziologjik të pamjes së jashtme nuk është i njëjtë te të gjithë njerëzit. Disa kanë metabolizëm më të mirë, disa thinjen më ngadalë e disa të tjerë rrudhen më shpejt. Rrudhat e para fillojnë të shfaqen relativisht pas moshës 25-vjeçare. Këto janë rrudha vogla, të cilat duhet të trajtohen në kohë, në mënyrë që të mos bëhen më të thella dhe më të vështira për t’u trajtuar.

Për të parandaluar rrudhat, ekzistojnë një sërë trajtimesh që lidhen me ushqimin dhe hidratimin e lëkurës. Këto trajtime do të bëjnë që lëkura juaj të plaket më ngadalë dhe të jetë e mbrojtur nga gjurmët e moshës. Në trajtimet e fytyrës përfshihet si pastrimi i fytyrës, deri edhe injektimi i materialeve mbushëse. Për pastrimin e fytyrës, klinika “KEIT” propozon white peel. Ndryshe nga peeling tradicional, white peel është një kombinim i tri acideve: acidit glikolik, salicilik dhe atij laktik. Me anë të këtij trajtimi, mund të largohen pikat e zeza, njollat kafe, të reduktohen shenjat që mbeten pas trajtimit të akneve, dhe të nxitet rigjenerimi i lëkurës. Më pas, lëkura mund të ushqehet me multivitamina dhe të hidratohet me acid hialuronik.

Një nga trajtimet më të preferuara është edhe trajtimi me plazmë (PRP). Ky është një ndër trajtimet më bio që ekziston, sepse bëhet me plazmën e gjakut të vetë personit. Ky trajtim jo vetëm e ushqen lëkurën dhe e mirëmban atë, por edhe e rigjeneron. Kur rrudhat janë më të thella, për shkak se nuk janë trajtuar që kur janë shfaqur, mund të përdoren materiale mbushëse. Rrudhat shfaqen më tepër te muskujt e mimikës, anash syve, në ballë dhe anash buzëve. Rrudhat anash syve dhe ato në ballë mund të trajtohen me botox. Botox-i i relakson muskujt, duke bërë që lëkura të duket më e freskët.

Rrudhat anash buzëve mund të mbushen me acid hialuronik, i cili njëkohësisht ka edhe efekt hidratues në zonën ku injektohet. Të dyja këto trajtime nuk kanë efekte anësore dhe sot përdoren gjerësisht në botë. Por jo gjithmonë problemet me rrudhat marrin fund këtu. Për shkak të faktorëve të jashtëm atmosferikë, emocionalë apo mungesës së kujdesit, lëkura mund të plaket më shpejt, të varet e të humbasë shkëlqimin, kurse rrudhat të bëhen shumë të thella.

Probleme të tilla shfaqen kryesisht në moshat mbi 45-50 vjeç. Në këto raste, trajtimet mund të përmirësojnë disi gjendjen, por nuk e zgjidhin atë, ndaj është i nevojshëm lifting i fytyrës.

Ky është një trajtim kirurgjikal që zgjat 1-3 orë, në varësi të gjendjes së personit. Më shumë informacione për këtë ndërhyrje, mund të merrni gjatë konsultës falas me doktorët italianë të klinikës “KEIT”, të cilët kanë përvojë shumëvjeçare në kirurgjinë estetike. Falë kësaj ndërhyrjeje, ju do të dukeni 15 vite më të rinj. Nëse eliksiri i bukurisë së përjetshme nuk është zbuluar ende, klinika “KEIT” është shumë pranë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat