Mbetjen e kafes mund ta përdoni për bimët tuaja

Life style

Mbetjen e kafes mund ta përdoni për bimët tuaja

Më: 21 maj 2021 Në ora: 00:21
Foto ilustrim

Mbetjet e kafes ekspres, ndihmojnë ushqimet të treten me shpejtësi, pra, t’i bashkosh me plehun e bimëve mund të ndihmojë për një terren më të mirë të tyre.

Por kujdes, masa e kafes nuk duhet ta kalojë 25% të së tërës sepse një aciditeti i tepërt do të krijonte probleme.

E mira është që ta hidhni kafen përqark rrënjës së bimës, kur koha të jetë gati për shi. Uji, duke depërtuar në thellësi, do të ndihmojë që prej mbetjes së kafes të dalë azoti i nevojshëm për lulet. Një e mirë tjetër e kafes është se e mbajnë lagështinë për një kohë të gjatë, pra plehu nuk qëndron thuajse asnjëherë i thatë, edhe nëse harroni të bëni ujitjen në ditën që duhej. Sa shpesh duhet ta bëni këtë gjë?

Nëse e mblidhni mbetjen e kafes vazhdimisht, mund ta ruani në një qese të mbyllur mirë dhe ta përdorni një herë në muaj. Ndër të tjera, disa kopshtarë, mendojnë se përdorimi i kafes në bimë mban larg edhe insektet e dëmshme çka i mban lulet tuaja jashtë rrezikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat