Ç'duhet të bëni nëse mendoni vazhdimisht për ish-in dhe pse jeni në një lidhje

Life style

Ç'duhet të bëni nëse mendoni vazhdimisht për ish-in dhe pse jeni në një lidhje

Më: 21 maj 2021 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Si fillim, merrni frymë thellë dhe qetësohuni. Mund të na ndodhë të gjithëve të jemi në ditët më të mira të lidhjes dhe të na kujtohet ai. Dashuria e madhe e jetës që për një arsye apo tjetrën nuk përfundoi siç do të donit. 

Pse ju ndodh ta kujtoni ish-in më shpesh seç duhet dhe çfarë duhet të bëni?

1. Kujtimet e lumtura që ju vijnë ndërmend nuk tregojnë se doni të ktheheni bashkë.

Nëse ju kujtohet momente të bukura të kaluara me të s'do të thotë se ju s'po e harroni dot apo se doni të ktheheni me të. Nëse lidhja e mëparshme ka qenë e shëndetshme dhe e lumtur, është natyrale t'ju vijnë ndërmend gjërat e bukura.

2. Zbulo çfarë ndjen në të vërtet

Ka arsye nga më të ndryshmet pse ndodh ta kujtoni më shpesh nga ç'duhet. Reflekto me veten dhe kupto nëse ke ndjesi inati për mënyrën sesi gjërat përfunduan. Ke kuptuar që do të kthehesh me të dhe se ishe më e lumtur më parë? Nëse gjen një përgjigje, pranoje dhe vepro.

3. Kupto nëse do ose jo të jesh në një marrëdhënie të re

Nëse po del me dikë, është e rëndësishme që para kësaj të kuptosh veten. Je gati për një lidhje të re? Nëse jo, mendimet për ish-in do t'ju torturojnë për shumë gjatë.

4. Flit me partnerin aktual për ndjenjat e tua

Nëse mendimet përshkallëzohen dhe ti ke kuptuar diçka, e mira është të flasësh me partnerin hapur. Kërko një shkëputje ose puno për marrëdhënien aktuale. Mjafton të komunikoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat