Pyetjet më të zakonshme për mësuesit në intervistat e punës

Life style

Pyetjet më të zakonshme për mësuesit në intervistat e punës

Më: 22 maj 2021 Në ora: 07:45
Ilustrim

Disa pyetje të intervistave ndryshojnë nga profesioni në profesion. Në vija të holla, disa aftësi janë të veçanta për profesione të ndryshme. Por profesionistëve të arsimit i kushtohet më shumë rëndësi, sepse mendohet se përveç rolit të edukimit, të gjitha profesionet tjera do të lindin nga një klasë e edukuar nga mësuesit.

Akademi Pune ua mëson disa nga pyetjet më të zakonshme që bëhen në intervistat e punës për këtë profesion.

Pse keni zgjedhur të bëheni mësues/e?

Kjo pyetje i lejon kandidatët që ta shpjegojnë vendimin e tyre se për çfarë arsye e kanë zgjedhur këtë profesion. Secili është motivuar në mënyra të ndryshme, kështu që edhe përgjigjet do të jenë të ndryshme. Intervistuesit do të jenë në gjendje të jenë brenda rrëfimeve të tyre.

Përgjigje:Kam vendosur të jem mësues falë mësuesit tim të filozofisë në shkollë të mesme. Klasa jonë dallohej në këtë lëndë, për shkak të stilit të të mësuarit të këtij mësuesi, po ashtu mua ma ndryshoi edhe mënyrën sesi e shihja botën. Ai na trajtonte si njerëz inteligjentë dhe të rritur dhe e bënte me pasion çdo detyrë në planprogram dhe jashtë tij. Diskutimet dhe mendimi kritik ishin pjesë e orëve të tij, duke na përfshirë të gjithëve me pyetje ekzistenciale. Ky mësues fantastik më bëri që sot të jem pjesë e këtij profesioni.

Pse dëshiron që të jesh pjesë e kësaj shkolle?

Kjo pyetje bëhet për të parë nëse kandidati e njeh mjaftueshëm atë shkollë. Prandaj para intervistimit është me rëndësi që aplikantët të hulumtojnë rreth reputacionit të shkollës, studentëve, rezultateve etj.

Përgjigje: Dëshiroj të jem pjesë e kësaj shkolle, për shkak të reputacionit të shkëlqyeshëm që ka për profesorët, kualitetit të edukimit e madje edhe të garave të atletikës dhe garave të tjera. Është gjithashtu e njohur për kujdesin që prindërit tregojnë në edukimin e fëmijëve të tyre dhe unë mendoj që ky është njëri ndër faktorët kryesor për sukses në edukim. Kjo shkollë është po ashtu e njohur për nivelin e mësuesve dhe pasionin që ata tregojnë, gjë e cila më së miri shfaqet në rezultatet e provimeve.

Cilat cilësi mendoni që i kërkojnë nxënësi te mësuesit e tyre?

Kjo pyetje e sheh mundësinë e kandidatit për ta parë veten në cilësinë e studentit. Të gjithë mësuesit kanë stile të ndryshme të të mësuarit dhe studentët reagojnë ndryshe në stile të ndryshme të të mësuarit.

Përgjigje: Mendoj që studentët kërkojnë për përgjegjësi dhe pasion. Ata janë në gjendje që ta dallojnë kur vetëm njëra prej këtyre vetive mungon, ose kur janë të dyja të pranishme. Mësuesit kanë mënyra të ndryshme të të mësuarit, por e rëndësishme është që në secilën prej tyre të jenë të pranishme përpjekja dhe pasioni. Profesioni i mësuesi është më i vështirë, pikërisht për shkak se është profesioni më i rëndësishëm. Nxënësit duhet të shohin që ju po punoni shumë, që edhe ata ta bëjnë të njëjtën. Ata duhet që ta kenë dikë në të cilin besojnë në një kohë kritike të procesit të të menduarit.

Çfarë cilësish të personalitetit duhet t’i kenë mësuesit për të pasur sukses?

Kjo pyetje mundëson që të vlerësohet aftësia e kandidatit për ta përcaktuar rolin e tij/saj dhe çfarë e bën atë të suksesshëm. Kjo i lejon ata t’i vlerësojnë arritjet e tyre personale dhe t’i përputhin ato me këto cilësi.

Përgjigje: Unë mendoj se mësuesit duhet të kenë durim, fleksibilitet dhe vetë-disiplinë për të qenë të suksesshëm. Mësimdhënia mund të jetë e vështirë dhe zhgënjyese, por është jashtëzakonisht e dobishme dhe duhet një lloj i caktuar individi për të shkëlqyer. Mësuesit duhet të marrin në konsideratë objektivat e testimit shtetëror/lokal kur krijojnë plane mësimore duke u siguruar që studentët të jenë në gjendje të zotërojnë materialin lëndor përtej asaj që do të jetë në test. Studentët gjithashtu kanë metoda të ndryshme të të mësuarit dhe një mësues duhet të jetë në gjendje të përshtatë mësimet e tyre për të siguruar që të gjithë studentët janë të angazhuar dhe në gjendje të mësojnë materialin.

Si do të bashkëveproni me njerëz?

Kjo pyetje bëhet për të kuptuar se çfarë kandidatët mendojnë për prindërit gjatë procesit të edukimit të fëmijëve. Prindërit janë pjesë e rëndësishme procesit të mësimit dhe edukimit dhe mësuesit duhet të jenë në gjendjen të komunikojnë me ata në mënyrë pozitive për t’i ndihmuar nxënësit të jenë të suksesshëm.

Përgjigje: Prindërit kanë rol kyç në mbështetje të edukimit të fëmijëve. E di që është jashtëzakonisht e rëndësishme për t’i angazhuar ata dhe për t’u siguruar që studentët janë rrugës për sukses. Unë u kërkoj prindërve që të më kontaktojnë sa herë që duan të dinë për paraqitjen dhe përparimin që kanë fëmijët e tyre në shkollë.

Besoj se është shumë e dobishme që t’i mbaj prindërit të informuar se çfarë fëmijët e tyre po mësojnë dhe çfarë kanë arritur deri më tani. Unë nxis komunikimin në atë mënyrë që na çon në të njëjtin ekip, me të njëjtat qëllime, e që është rritja e suksesit të nxënësve.

Çfarë do të bënit sikur ta shihni ndonjërin nga nxënësit duke luftuar me materialet e lëndës?

Nga mësuesit kërkohet edhe aftësia për t’i dalluar nxënësit kur ata “përpëliten” me detyrat e shkollës për t’i kuptuar dhe mësuar ato. Kjo është një pyetje e rëndësishme për t'jua bërë kandidatëve, sepse jo çdo student ka të njëjtin stil të të mësuarit dhe disa kanë aftësi të kufizuara në të mësuar, e që i pengon ata të kuptojnë një koncept ose lëndë shkollore në të njëjtën mënyrë si studentët e tjerë. Prandaj, mësuesit duhet të jenë në gjendje të ndihmojnë ata studentë në mënyrë që ata të mund të mësojnë.

Përgjigje:Kur vë re një ose më shumë studentë që luftojnë me materialin e lëndës, fillojë duke shkruar emrat e tyre dhe lëndët me të cilat duket se kanë vështirësi. Zakonisht flas me ta në shkollë në fillim të ditës së shkollës. Kjo parandalon çdo siklet nga ana e tyre, dhe më lejon t'i siguroj ata se do të gjejmë mënyrat më të mira për t'i ndihmuar ata të mësojnë. Gjithashtu, këtyre nxënësve ua ndërrojë vendet, kështu që mund të monitoroj nga afër përparimin e tyre përgjatë kohës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat