Ekspertët tregojnë arsyen pse duhet të përdorim krem kundër diellit edhe kur jemi në shtëpi

Life style

Ekspertët tregojnë arsyen pse duhet të përdorim krem kundër diellit edhe kur jemi në shtëpi

Më: 23 maj 2021 Në ora: 19:40
Ilustrim

Ditët e nxehta po afrojnë, ndërkohë që ne nisim të tregojmë më shumë kujdes për lëkurën, sidomos për fytyrën.

Kështu, një prej pyetjeve tipike me të cilën përballen pjesa dërrmuese e dermatologëve në botë sot është: a duhet përdorur kremi i diellit edhe gjatë kohës sonë të qëndrimit në shtëpi?! Duhet të dimë fillimisht që janë rrezet UVA ato që i bëjnë dëm lëkurës! Ato janë rreze të gjata dhe mund të depërtojnë nëpër dritare, e rrjedhimisht arrijnë deri tek lëkura jonë.

Pra, është e nevojshme të përdorim krem mbrojtës me faktor kundër diellit edhe gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, thonë ekspertët.

Pra, është e nevojshme të përdorni një krem, por cilin duhet të zgjedhni?

Duke marrë parasysh që brenda mureve të shtëpisë ekziston edhe "rrezatimi" i dritës blu, që mund të gjenerojë radikale të lira që dëmtojnë lëkurën duke shkaktuar njolla dhe rrudha, do të duhen formulime antioksiduese.

"Meqenëse nuk ka hulumtime të mjaftueshme se si të bllokoni dritën blu, unë sugjeroj përdorimin e kremit kundër diellit që përmban përbërës bllokues mineral, siç është oksidi i zinkut, i kombinuar me një serum antioksidues që do t'ju mbrojë nga rrezet UVA dhe gjithashtu mund të jetë i dobishëm për bllokimin e dritës blu", thotë Dr. Joshua Zeichner nga Spitali Mount Sinai në New York për The Cut.

Pse krem me përbërës mineral? Sepse ky lloj kremi na mbron nga rrezet e diellit dhe krijon një pengesë fizike mbi epidermën që pasqyron të gjithë dritën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat