Si po ndikon sezoni i Binjakëve tek jetët tona tani!

Life style

Si po ndikon sezoni i Binjakëve tek jetët tona tani!

Më: 24 maj 2021 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Nëse jeni ndjerë pak më social dhe me më shumë energji mendërisht dhe fizikisht, kjo ndoshta është sepse kemi hyrë në sezonin e binjakëve për vitin 2021. Sezoni i Demit na bëri që të punojmë për qëllimet tona të prekshme, por kur dielli hyn tek Binjakët, energjia e ajrit do ta zhvendosë vëmendjen tonë më shumë drejt mendimeve dhe komunikimit. Prisni të ndjeheni më socialë dhe të keni një orar shumë më të ngarkuar për të ekuilibruar.

Binjakët janë shenjë ajri e paqëndrueshme e zodiakut, e përfaqësuar nga simboli i binjakëve - e cila është e përshtatshme, duke qenë se ky sezon na bën që të dyfishojmë planet tona shoqërore dhe të mendojmë dy herë më shpejt se zakonisht! Sezoni i Binjakëve bie gjatë muajit të fundit të pranverës, kështu që energjia e tij është miqësore dhe e freskët. Dielli te Binjakët gjithashtu do të bashkojë forcat me Mërkurin dhe planetin e dashurisë, Afërditën. 

Sigurisht, me një sezon të ri astrologjik vijnë drama të reja, dhe ngjarja e këtij muaji është prapavija e Mërkurit, e cila fillon në 29 maj dhe zhvillohet në shenjën e vetë Binjakëve. Prapavija e Saturnit gjithashtu fillon të njëjtën javë - kështu që ndërsa energjia e Binjakëve pëlqen të lëvizë shpejt, ne do të sfidohemi për t'i marrë gjërat pak më ngadalë. Sezoni i Binjakëve gjithashtu sjell eklipset e para të vitit 2021 (dy prej tyre) të cilat mund ta drejtojnë në shtigje të reja.

Kalimi nga sezoni i Demit te Binjakët gjithashtu shënon një zhvendosje të përgjithshme në motin planetar nga sfera e shenjave fikse në shenjat e ndryshueshme. Energjia e shenjës fikse ka të bëjë me fokusin dhe vendosmërinë e qëndrueshme, ndërsa energjia e shenjës së ndryshueshme është shumë më e adaptueshme dhe ecën me rrjedhën. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë do të ndihemi pak më fleksibël, të lirë dhe të hapur për të ndryshuar ndërsa shijojmë diellin e ngrohtë të pranverës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat