Gjithë përfitimet që do të keni nëse hiqni dorë nga kontrolli i tepërt ndaj vetes, partnerit, etj

Life style

Gjithë përfitimet që do të keni nëse hiqni dorë nga kontrolli i tepërt ndaj vetes, partnerit, etj

Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Në periudha të caktuara, të gjithë ja kemi vështirësuar jetën vetes duke e mbingarkuar trurin me përgjegjësira që s'na takojnë vetëm nga frika se njerëzit pranë nesh do të bëjnë diçka që do të na lëndonte. Kontrolli i tepërt, për veten apo partnerin nis nga frika apo pasiguritë që lidhen me një gabim të mundshëm.

Nuk është detyra juaj të mos bëni gabime apo të pengoni rrjedhën natyrale të gjërave duke i mbytur përmes kontrollit. Sa herë e bëni këtë, merrni frymë thellë dhe pranojini gjërat si janë. Të jesh më pak kontrollues vjen me përfitime të shumta, që si rezultat kanë një jetë më të shëndetshme dhe me më pak stres.

Do të jeni më pak i fiksuar pas gjërave që shpesh janë të pakuptimta.

Do t'i besoni më shumë ndjesive tuaja, pasi duke menduar më pak hapni një "dhomë" të re për ndjenjat.

Do të jeni më prezent në realitet dhe në botën rreth jush.

Do ta shihni sesi marrëdhënia do ndryshojë për mirë. Partneri do të afrohet edhe më me ju.

Do të keni më pak frikë ndaj gjërave, sepse do t'i përballoni ashtu si vijnë. 

Edhe njerëzit do t'ju pëlqejnë më shumë! Mbingarkesat mendore mbysin çiltërsinë dhe spontanitetin.

Do të keni më shumë energji për të shpenzuar në gjëra që bëjnë sens.

Do të jeni më e qetë. Sa më pak të kontrolloni dhe ta stresoni trurin për gjëra që s'janë në dorën tuaj, aq më të relaksuar do ndiheni.

Do të "vareni" më shumë nga të tjerët.  Sa më shumë kontroll ushtrojmë ndaj vetes, aq më shumë të tjerët na perceptojnë si të vetmuar dhe sikur s'kemi nevojë për praninë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat