Dhëmbët mund ti pastroni me këto produkte shtëpie

Life style

Dhëmbët mund ti pastroni me këto produkte shtëpie

Më: 26 maj 2021 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Shpenzimet globale në produktet e zbardhjes së dhëmbëve arrijnë në miliarda dollarë në vit.

Sipas ekspertëve, duhanpirja, kafeja dhe çaji janë shkaktarët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve.

Ushqimet dhe pijet me ngjyrë të errët si vera e kuqe, rrushi, boronica, shega e të tjerë ngjyrosin dhëmbët, sepse përmbajnë substanca që ngjiten me enamelin e dhëmbëve.

Soda e bukës është një nga përbërësit më të mirë që mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve. Limonët gjithashtu kanë aftësi zbardhuese dhe pastruese për dhëmbët.

Përziejeni lëngun e freskët të limonit me sodë buke. Përziejini të dyja deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë. Fshijini dhëmbët me një letër kuzhine dhe më pas fërkojini me pastën duke përdorur një furçë dhëmbësh.

Lëreni pastën në dhëmbë për 1 minutë. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm për të shmangur ndonjë dëm potencial të aciditetit në enamelin e dhëmbëve.

Nëse përdorni ujë në vend të lëngut të limonit, pastën mund ta mbani për deri në 3 minuta. Kjo pastë duhet përdorur një ose dy herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat