Gjëra jo dhe aq romantike që i bëjnë të gjitha çiftet, edhe pse s’e pranojnë!

Life style

Gjëra jo dhe aq romantike që i bëjnë të gjitha çiftet, edhe pse s’e pranojnë!

Më: 27 maj 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

I keni parasysh fillimet e jetesës në çift? Pasi dilni nga tualeti, vjen erë dhe më e mirë se më parë, shtëpia duket gjithnjë perfekte etj etj. Epo, pjesa më e bukur është momenti kur ju jeni mësuar aq shumë me njëri-tjetrin, sa mund të jeni 100% vetvetja edhe për vogëlsira. Fundja, më e rëndësishmja është të ndiheni mirë edhe rehat në shtëpinë tuaj, me njeriun që dashuroni. Ja disa situata tipike:

#1 - Kryerja e rregullt e kontrolleve të frymëmarrjes (erës së gojës) për t'u siguruar që të dy dukeni e ndiheni sa më të "fresh"!

#2 - Nuk përpiqeni t'i fshehni më gazrat ose gromësirat nga njëri-tjetrit. Madje, në vend të kësaj, mund të filloni të bëni shaka dhe të "talleni".

#3 - Ndani ushqimin edhe pse s'jeni të uritur. Kokoshkat e tij janë gjithmonë më të shijshme apo jo?

#4 - I jepni njëri-tjetrit këshilla të besueshme përsa i përket veshjes.

#5 - I bëni fotografitë më "idiote" njëri-tjetrit, por që krijojnë kujtimet më të bukura.

#6 - E bëni me radhë pozicionin e "lugës" kur flini gjumë.

#7 - I kaloni bashkë vuajtjet e vapës së madhë gjatë verës.

#8 - I trajtoni kafshët shtëpiake si të ishin fëmijët tuaj.

#9 - Shihni me orë e orë të tëra serialin e preferuar në Netflix.

#10 - Shpenzoni 2 orë duke menduar ku të shkoni dhe përfundoni tek po i njëjti restorant ku hani gjithmonë.

#11 - Këndoni bashkë me sa keni zë. Fqinjët nuk duken shumë të lumtur për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat