Tre gabimet që bëjmë kur lajmë flokët. Ja çfarë thotë eksperti

Life style

Tre gabimet që bëjmë kur lajmë flokët. Ja çfarë thotë eksperti

Më: 27 maj 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Stilisti i flokëve, Mark Townsend, në një intervistë të fundit për mediet e huaja vuri në dukje tre gabimet më të zakonshme që bëjmë kur lajmë flokët.

"Problemi  fillon me dushin. Shumica e njerëzve nuk e trajtojnë skalpin e tyre siç duhet," tha ai, duke shtuar: "Pastrimi i tepërt bën që skalpi të prodhojë më shumë sebum për të kompensuar atë që u hoq nga larja me shampo."  Për këtë arsye, ekspertët nuk rekomandojnë të larjen e përditshme.

1. Insistoni vetëm në majat e flokëve tuaj

"Unë i shoh klientet e mia, ato i marrin të gjithë flokët, i mbledhin në majë të kokës, vendosin shampo vetëm atje dhe i fërkojnë", një zakon që shkakton nyje dhe këputje të flokut." Qëllimi është të pastroni rrënjët, kështu që kujdesuni të fërkoni dhe shkumosni pjesën e kokës te rrënjët e flokëve dhe më pas lani pjesën tjetër të flokëve.

2. Nuk vendosni balsam flokësh

Balsami mbyll 'poret' në mënyrë që çdo qime të mbrohet, kështu që nuk duhet ta shmangni atë.

3. Nuk i shpëlani mjaftueshëm flokët

Nëse nuk i shpëlani  mirë flokët, ata do humbasin volumin dhe do të dëmtohen. Shplarja jo e mirë e flokëve shkakton yndyrë. "Shumë herë para shfaqjes në tapetin e kuq, unë duhej t'i dërgoja klientet e mia të laheshin përsëri, sepse kishin lënë shumë balsam në flokët e tyre."

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat