Çfarë të bësh kur s’ke asgjë për të bërë!?

Life style

Çfarë të bësh kur s’ke asgjë për të bërë!?

Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Ndërkohë që disa njerëz e shijojnë aq shumë të mos bërit asgjë, disa të tjerë përjetojnë një gjendje e cila në disa raste mund të jetë më e keqe sesa ankthi kur ke shumë punë për të bërë. Disa njerëz e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë pa bërë diçka, sidomos kur përditshmëria e tyre lidhet me punë dhe vetëm punë. Gjendja që shkaktohet kur nuk ke asgjë për të bërë, mund të përkeqësohet në rast se e quani veten “workaholic” (të fiksuar pas punës).

Nëse ankthi dhe nervozizmi që përjetoni në të tilla situata duket jo fort i menaxhueshëm, duhet të konsultoheni me një specialist të shëndetit mendor, pasi ka gjasa që kjo gjendje të jetë pasojë e një shkaku më të rëndësishëm. Në të kundërt, jeni thjesht njeri produktiv që ndiheni bosh kur nuk bëni asgjë. 

Mos u stresoni. E dimë, duket si klishe, por ka tepër rëndësi. Gjëja më e mirë që mund të bësh që është sa të mundesh të qëndrosh i përqëndruar te çfarë do të vijë më pas. Mendoni që do të vinë ditë kur nuk do të keni kohë për asgjë, ndaj bëni ç’të mundeni që ta shijoni.

Vendosini detyrat vetes. Në mënyrë që ta mbani veten të zënë me punë, nisni planifikoni projektet ose punët e ardhshme. Bëni ndonjë listë që mund t’ju shërbejë për më vonë.

Merruni me gjëra të vogla që dini t’i bëni mirë. Mund të jetë pastrim i shtëpisë, rregullimi i rafteve, palosja e rrobave, shkrim poezish, skenare, tekste këngës, editime videosh etj. Ju e dini më mirë se çfarë gjërash dini të bëni shkëlqyeshëm. Bëjini pra.

Filloni diçka të re. Nëse periudhat kur nuk keni asgjë pë të bërë janë të gjata, pse nuk nisni diçka të re? A nuk keni ndonjë hobi që ju tërheq? Ndonjë sport? Mendoni për gjëra që ju interesojnë dhe merruni me to.

Ndihmoni dikë tjetër. Nëse ju nuk keni gjëra për të bërë, jepuni një dorë njerëzve që ju rrethojnë. Me siguri do të gjeni dikë që ka nevojë për ndihmën tuaj.

Improvizo. Bëj një shëtitje. Lexo një libër. Shih një film. Gatuaj një ëmbëlsirë. Telefono një mik. Shko pi diçka vetëm. Nxirr qenin shëtitje. Bëj ndonjë kurs online. Ndiq fjalime në Ted Talks. Hap YouTube-n dhe shih videot e fundit te hit. Vendos albumin e preferuar muzikor dhe shijoje. Praktikohu me yoga. Mëso pilates. Lexo revista online. Bëj xhiro me biçikletë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat