Vajza, sa më larg nga këta tipa djemsh

Life style

Vajza, sa më larg nga këta tipa djemsh

Më: 28 maj 2021 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Shoqëria jonë brymos vajzat me konceptin e “burrit ideal”. Pastaj ato rriten edhe dalin nga bota e fantazisë edhe e gjejnë veten të lodhura sepse djemtë që kanë takuar nuk ishin aspak si i kishin ëndërruar.

Por të pakten të kemi parasysh të evitojmë sa është herët këto tipa.

1. Djali që thotë: “Ku është përqafimi im?”

Një djalë që kërkon një përqafim me imponim që në takimin e parë shfaq dëshpërim dhe e vendos vajzën në një pozitë të pakëndshme dhe është thjesht e tmerrshme. Ku është përqafimi yt? ASKUND.

2. Djali: “Më fal, më zuri gjumi”

Më lejoni ta krijoj skenën për ju.

Ju keni folur me një djalë për një kohë të gjatë dhe gjithçka duket se po shkon mirë, derisa të mos shkojë kështu. Ajo që nisi si telefonata dhe biseda të shpeshta është shndërruar shpejt në justifikime të shpeshta, duke përfshirë këtë linjë klasike: “Më vjen keq, më zuri gjumi”. Ai thjesht nuk e ka fokusin më tek ti. Ne të gjithë kemi detyrime, ditë pune tetë orëshe dhe angazhime, por nëse dikush është vërtetë i interesuar për ju, ata do ta gjejnë kohën. Nëse do të paraqiteshit në punën tuaj vonë dhe do i shpreheshit atyre: “Më falni, më zuri gjumi”, do të kishte pasoja serioze ose më keq. Jepi fund kësaj lidhjeje! Ti meriton më shumë.

3. Ai që gjithmonë shkruan: “Do vish nga unë?” pas disa orësh.

Kushdo që tha “Romanca ka vdekur” duhet të ketë marrë një të tillë në 2:34 të mëngjesit. Ai është teksti i natës, i cili kur nuk bën ndonjë plan të vërtetë për t’u parë gjatë ditës e zbut muhabetin kështu. Ju e pranoni sepse me shumë mundësi barazoni vëmendjen me dashurinë. Por jo e gjithë vëmendja është vëmendje e mirë. Mos u keqkuptoni, nuk ka asgjë të keqe me mesazhin, veçanërisht nëse nuk jeni i interesuar të kultivoni një lidhje emocionale. Por për shumë, problemi është tek të ndjerit të objektizuara. Ai po ju trajton si një mendim të vonshëm dhe jo si një prioritet.

4. Djali që bën vetëm “sarkazma”

Ah, sarkazëm. Ose dini ta bëni mirë ose jeni keq fare me të bërit sarkazëm, nuk ka rrugë të mesme. Në fazat fillestare të takimit me dikë, mund të jetë e vështirë të kuptosh sarkazmën e tij. Por injoranca dhe deklaratat e tij ofenduese që i maskon si humor dhe ato kur ai mërzitet sepse “nuk i kuptoni” shakatë e tij, mos i toleroni. Jo, thjesht nuk je qesharak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat