Pas sa kohësh bisedash me mesazhe, është koha për një takim të parë?

Life style

Pas sa kohësh bisedash me mesazhe, është koha për një takim të parë?

Më: 29 maj 2021 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Kur ndërtoni një raport online bazuar vetëm në të shkruarit mesazhe, mund të ndihet emocionuese dhe ndoshta pak e frikshme të takoheni ballë për ballë. Po sikur ai/ajo të mos jetë personi që keni menduar? Po sikur, bisedat të kenë qenë thjesht një maskim i mirë dhe fjalët e tij në të vërtetë nuk përputhen aspak me mendimet e tij “online”?

Sipas ekspertes së takimeve dhe terapistes së licensuar të martesave dhe familjes, Anita Chlipara, ju duhet të prisni 2-3 ditë për t’u njohur me dikë online dhe për të krijuar siguri, por nuk këshillohet të flisni aq gjatë sa të dini gjëra për njëri-tjetrin që do ishte më mirë t’i mësonit përballë.

“Është mirë të takoheni personalisht sa më shpejt të jetë e mundur, sepse disa njerëz mund të kenë kimi të shkëlqyer me mesazhe, por më pas nuk tërhiqen nga personi.”

Ekspertja e marrëdhënieve, Damona Hoffman, pajtohet. Kur bëhet fjalë për të kaluar nga dërgimi i mesazheve në një takim, sa më shpejt aq më mirë.

“Duhet ta mbani bisedën të thjeshtë, të lehtë, jetëshkurtër dhe pak lozonjare para takimit të parë”, thotë Hoffman për Elite Daily.

Pse? Sepse dërgimi i mesazheve krijon një ndjenjë të rreme intimiteti, që mund të bëjë që ju të tregoni shumë për veten, ndoshta dhe më shumë seç mendonit.

“Kur shkruani me mesazhe, në mënyrë të pashmangshme mund të përfundoni duke thënë gjëra që s’do i thonit kurrë ballë për ballë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat