Tradhtoi disa nga të dashurit e saj në të kaluarën, bashkëshorti nuk e beson 37-vjeçaren kur i thotë se…

Life style

Tradhtoi disa nga të dashurit e saj në të kaluarën, bashkëshorti nuk e beson 37-vjeçaren kur i thotë se…

Më: 30 maj 2021 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Pas një viti martesë, bashkëshorti nis të shfaqë shenja të theksuara xhelozie.

Partnerja e tij 37-vjeçare, rrëfen për “Dear Deidre” transformimin e marrëdhënies së tyre për shkak të së kaluarës së saj me shumë meshkuj, disa prej të cilëve i ka tradhtuar, shkruan “The Sun”.

“Burri im nuk do të më falë për të kaluarën, edhe pse jam një person i reformuar dhe kurrë nuk do të ëndërroja ta tradhtoja.

Unë jam 37 vjeç dhe ai është pak më i ri, në moshën 29 vjeç. Kur u takuam katër vjet më parë, ai e pëlqente faktin që unë kisha shumë më shumë përvojë se ai.

Ai ka pasur vetëm disa partnerë seksualë, ndërsa unë shumë dhe kam qenë e martuar më parë.

Unë nuk kam qenë gjithmonë besnike ndaj të dashurve të mi në të kaluarën, sepse isha e papjekur dhe egoiste, dhe sepse isha në një lidhje me njerëzit e gabuar.

Bashkëshortit tim nuk iu bë vonë për këtë gjë, por pasi u martuam një vit më parë, gjithçka ndryshoi. Ai është bërë me të vërtetë shumë xheloz.

Nëse dalim së bashku, dhe i hedh një vështrim një njeriu tjetër ose i buzëqesh shumë kamarierit, ai më akuzon për flirt.

Nëse ecim në rrugë dhe një djalë më sheh, ai zemërohet dhe thotë se me siguri kam bërë diçka për t’i tërhequr vëmendjen. Eci me kokën ulur gjatë gjithë kohës në mënyrë që askush të mos më shohë apo ngacmojë, që ai të mos më bërtasë.

Nëse dal me miqtë e mi pa të, ai vazhdimisht më dërgon mesazhe dhe më pyet me kë jam dhe në cilën orë do të jem në shtëpi. Unë i kam thënë që nuk jam e interesuar për askënd tjetër përveç tij dhe kjo është e vërtetë.

Por ai thotë: ‘Po gënjeve një herë, gënjen gjithmonë’. Ai mendon se është vetëm çështje kohe që ta lë për dikë tjetër.

Do të doja të mos i kisha treguar kurrë për të kaluarën time. Unë nuk jam krenare për veten, por ai më bëri të ndihesha komode dhe të flisja për të gjitha këto.

Si mund ta bëj të më besojë dhe të heqë dorë nga e kaluara para se të shkatërrojë të ardhmen tonë?”

“Dear Deidre” thotë:

“Shqetësimi për të kaluarën, të cilën asnjëri prej jush nuk mund ta ndryshojë, po dëmton marrëdhënien tuaj. Të dy duhet ta lini këtë pas dhe të përqendroheni tek e tashmja, dhe e ardhmja juaj së bashku.

Duket sikur burri juaj është i pasigurt dhe ka nevojë për siguri se pse dhe sa e doni atë.

Dhe nëse ai me të vërtetë ju do dhe dëshiron ta kalojë jetën me ju, duhet të heqë dorë nga xhelozia e tepërt.

Kujtojini atij se janë përvojat tuaja ato që ju kanë bërë gruan me të cilën ai u dashurua.

Ju nuk keni zgjedhur të jeni me asnjërin nga burrat e tjerë, keni zgjedhur atë dhe nuk dëshironi askënd tjetër.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat