Jetojmë më gjatë, por më keq

Life style

Jetojmë më gjatë, por më keq

Më: 30 maj 2021 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Ne jetojmë mesatarisht 10 vjet më shumë, në krahasim me vitet ’70, por kalojmë disa vite duke luftuar kundër sëmundjeve si kanceri.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën “Lancet”. Në 40 vjet, nga 1970 deri në 2010-n pritshmëritë për jetëgjatësinë janë shtuar me 11.1 vjet për meshkujt dhe 12.1 për femrat. Studimi ka analizuar të dhënat e 187 vendeve të ndryshme të botës.

Por edhe pse jetojmë më gjatë, nuk gëzojmë shëndet të plotë gjatë këtyre viteve, pasi përballemi me patologji si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare apo diabeti.

Pritshmëritë e jetëgjatësisë

Gjatë 20 viteve të fundit janë shtuar pritshmëritë e jetës me 5 vite, 4 prej të cilave në gjerndje të mirë shëndetësore, shpjegon Josh Salomon, nga Harvard School of Public Health. Por numri i rasteve me tumor është shtuar me 38% nga viti 1990 deri në vitin 2010, duke u rritur nga 5.8 milion në 8 milionë.

Sëmundjet kronike

Raporti flet për një rritje të madhe të sëmundjeve kronike, si problemet e shëndetit mendor apo ato degjenerative nervore. Një element pozitiv që vihet re në raport është rënia me 60 për qind e vdekjeve te fëmijët në krahasim me vitin 1970.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat