Studim: Ventilimi i mirë në vendin e punës rrit produktivitetin

Life style

Studim: Ventilimi i mirë në vendin e punës rrit produktivitetin

Më: 30 maj 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Sipas një studimi, thuhet se ventilimi i dobët është fajtor për rritjen e mungesave në punë, uljen e produktivitetit dhe astmës.

Tani një prioritet i ri për shëndetit publik ështe bërja e ajrit të brendshëm më i pastër, raporton The Economist.

Në 100 klasa amerikane zbulohet se 87 prej tyre ishin me norma shqetësuese të ulëta ventilimi. Në Danimarkë, Francë, Itali, Norvegji dhe Suedi, studiuesit zbuluan se cilësia e ajrit në ambientet e  brendshëm në 66 përqind të klasave nuk i përmbahen standardeve të shëndetshme.

Në Amerikë një në 13 fëmijë ka astmë – një gjendje e shkaktuar nga alergjenët që shpesh gjenden në shkolla. Ndotja e ajrit të jashtëm mund të depërtojë brenda ndërtesave — ekspozimi i fëmijërisë mund të ndikojë në zhvillimin neurologjik dhe performancën akademike dhe të shkaktojë kancer në të ardhmen.

Problemi shtrihet përtej klasave. Shumë njerëz kalojnë më shumë se 90 përqind të kohës së tyre brenda. Studiuesit kanë lidhur hapësirat që janë shumë pak të ajrosura në ndërtesa, me shumë probleme të ndryshme siç janë: dhimbje koke, lodhje, gulçim, kollë, marramendje, dhe acarim të syve, hundës, fytit dhe lëkurës.

Ventilimi është pjesa e harruar e agjendës së pushtetarëve për përmirësimin e shëndetit publik. Raporti i Chadwick mbi kanalizimet ngriti pritjen e njerëzve që uji që dilte nga çezmat e tyre do të ishte i pastër. COVID-19 duhet të udhëheqë politikëbërësit për të siguruar, me vonesë, se e njëjta gjë është e vërtetë për ajrin në ndërtesat e njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat