Propozimi romantik nuk shkoi si duhej, unaza me vlerë 5 mijë euro ra në liqen

Life style

Propozimi romantik nuk shkoi si duhej, unaza me vlerë 5 mijë euro ra në liqen

Më: 31 maj 2021 Në ora: 00:22
Foto ilustrim

Tepër interesante martesa për një çift britanik nga Londra.

Vik Patel kishte shpenzuar muaj të tërë, duke planifikuar propozimin për të dashurën e tij, Rebecca Chaukria.

Teksa i bëri propozimin në një vend romantik nga një liqen Windermere, unaza me vlerë rreth 5.000 euro ra nga gishti i saj në ujë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta gjetur, ata nuk ia arritën.

“Kam planifikuar propozimin për tetë deri në nëntë muaj. Kisha planifikuar ide të ndryshme, por për shkak të kufizimeve të Covid-19 gjithçka vazhdonte të anulohej”, tha Vik Patel.

Fatmirësisht ka qenë një zhytës, Angus Hosking, i cili e gjeti atë pas 2 ditësh për 20 minuta.

Tani, Rebecca, 26-vjeçe, ka përsëri unazën në gishtin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat