Kur ja vlen t'i jepni një shans të dytë partnerit?

Life style

Kur ja vlen t'i jepni një shans të dytë partnerit?

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Eshtë e thjeshtë të dëgjosh njerëzit që thonë "largohu prej tij/saj", "është më mirë të ndahesh", etj, etj. Ndarja është vendimi më i thjeshtë që mund të merrni, por cili është qëllimi? Jo gjithmonë gabimet janë të pafalshme dhe jo gjithmonë shanset e dyta s'funksionojnë, por në ç'situata ja vlen ta japni një të tillë?

1.Kur shkon përtej dashurisë 

E dëgjoni shpesh të thuhet se dashuria s'është mjaftueshëm dhe fatkeqësisht është e vërtetë. Duhet të ketë diçka përtej saj për një lidhje jetëgjatë dhe të shëndetshme. Besimi, sinqeriteti dhe respekti janë shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të bazohet dashuria. Nëse e ndjeni që ju mban vetëm pasioni dhe dashuria kurse të tjerat mungojnë, nuk ja vlen një shans i dytë. Shumë shpejt do t'ju kërkojnë një të tretë.

2. Kur arsyeja nuk është serioze mjaftueshëm

Ju e ndjeni kur ai ose ajo s'e ka bërë me qëllim gabimin në fjalë dhe nuk do kurrsesi ta prishi marrëdhënien. Ka disa shtylla që nëse bien, prishin edhe marrëdhënien më të shëndetshme, por ka dhe gjëra kalimtare kur duhet të toleroni. 

3. Kur veprat flasin më shumë se fjalët!

Nëse jeni të dyzuar, analizoni veprimet e tij. Fjalët mund të jenë të ëmbla, por mjafton 1 sekondë e vetme që të kthehen në të pakuptimta. Nëse ai thotë që do ndryshojë dhe nuk ndryshon, e keni përgjigjen. Në të kundërt, jepini një shans të dytë! 

4. Kur të dy përpiqeni që të funksionojë

Të japësh një shans të dytë do të thotë të shpresosh që ajo që ndodhi të mos përsëritet më. Zakonet dhe sjelljet e vjetra zor se harrohet lehtë, por nëse të dy punoni për ta ndryshuar dinamikën, jeni në rrugën e duhur.

5. Kur partneri e ka marrë mësimin

Kush jua siguron që ai/ajo s'do të të lëndojë sërish? Këtë s'mund ta dimë kurrë, por nëse marrin një leksion dhe ju bindeni për këtë, është OK të jepni një shans të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat