Ç'mund të bëni për të afruar apo shtyrë periodat nëse keni plane gjatë fundjavës

Life style

Ç'mund të bëni për të afruar apo shtyrë periodat nëse keni plane gjatë fundjavës

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Planet e fundjavave në plazh mund t'i prishi vetëm një skenar: ardhja e papritur e periodave!  Të gjithave na ka ndodhur të paktën një herë në jetë të dëshironi ta shtyni datën e periodave apo ta përshpejtoni për të qëndruar "rehat" gjatë fundjavës. Mund të themi se ka ende një shans për ju! Ç'mund të bëni?

Mënyrat natyrale.

1. Nëse doni që periodat t’ju vijnë më herët pini lëngje tropikale, hani ushqime që përmbajnë vitaminë C ose merrni një suplement por pa i kaluar 60mg të dozës së vitaminës C të rekomanduar në ditë.

2. Provoni ti shtoni dietës suaj majdanoz.

3. Ushtrimet fizike, një dush I nxehtë, si edhe të kryeni marrdhenie seksuale ndihmojnë që t’ju vijnë periodat sidomos nëse keni vonesë.

4. Kaloni kohë me shoqen që është me perioda! Sinkronizimi menstrual (ideja që femrave që jetojnë apo rrinë bashkë u vjen cikli përafërsisht njësoj) siç quhet ndryshe efekti McClintock ngelet teori që ngjall debate por ja vlen një provë.

~~

Ndërkohë që ekzistojnë pilula të posaçme për të induktuar ardhjen e menstruacioneve më herët ose për ti shtyrë ato, të cilat duhen marr me kujdes dhe me këshillë të mjekut, mënyra më e thjesht mbetet pilula kontraceptive!

Shumë prej jush ndoshta e marrin rregullisht dhe e dinë që shërben edhe për të stabilizuar ciklin menstrual. Por a dini si ta përdorni në favorin tuaj për të patur kontroll të plotë?

Pilulat kontraceptive zakonisht në numër imitojnë ciklin 28 ditor, ku 21 prej tyre janë aktive dhe përmbajnë hormonet që “shtypin” fertilitetin. Ndërsa pilulat e bardha janë jo aktive duke shkaktuar gjakderdhjen që vjen si pasojë e ndalimit të marrjes së hormoneve.

Nëse nuk i pini pilulat jo aktive por filloni direkt një pako të re kontraceptivësh, atëherë periodat nuk do t’ju vijnë! Kështu mund ti shtyni ose mos ti keni fare përgjatë një muaji.

Në të kundërt, mund të vendosni të kaloni më herët tek pilulat jo aktive për ti sjell periodat në ditën që dëshironi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat