Vjen zgjidhja për qëndrimin e gjatë ulur: Mjafton vetëm një lëvizje

Life style

Vjen zgjidhja për qëndrimin e gjatë ulur: Mjafton vetëm një lëvizje

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë mund të jetë mjaft problematike, por një lëvizje mund të ndihmojë. Trupi i njeriut është krijuar për lëvizje (duhet të ecim për dy orë në ditë), prandaj ulja për një kohë të gjatë dëmton mëlçinë, peshën e trupit, trurin, shëndetin mendor dhe lëvizja shumë e vogël mund të zvogëlojë jetëgjatësinë.

Me dëshirën për të zvogëluar dëmin e shkaktuar nga ulja për disa orë në punë dhe në shtëpi, shumë zgjedhin ushtrime të ndryshme dhe është e dëshirueshme dhe e dobishme, por është zbuluar se ekziston një mënyrë shumë më e mirë për të zvogëluar efektet negative e të ulurit në kohë të zgjatur në organizëm – vetëm ngrihuni!

Shkencëtarët nga Kolegji Mbretëror në Londër analizuan 38 strategji të dizajnuara për të zvogëluar kohën që kalojmë ulur dhe arritën në përfundimin se ngritja rregullisht është mënyra më e mirë.

Pra, zgjidhja është zvogëlimi i kohës së kaluar ulur në vend që të rritet aktiviteti fizik. Prandaj, përdorni çdo moment të mundshëm në punë për t’u ngritur nga tryeza juaj, qoftë edhe për disa sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat