1 Qershori, festa ku fëmijët duhet të luajnë e jo të thonë vjersha

Life style

1 Qershori, festa ku fëmijët duhet të luajnë e jo të thonë vjersha

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

-Mami, do te them vjershë unë, atje ku po shkojme ?
-Jo xhan, sot është festë dhe vetëm do të luash .

Mirë mami, pra nuk ka vjersha, kjo festë më pëlqen, jo ajo, që bëjmë në kopësht.
Kjo bisedë e zhvilluar, ndërmjet një nëne dhe fëmijës së saj reth tre vjeç e gjysëm, tregon shumë.

Fëmijët, mesa duket, po përpiqen të tregojnë se festat janë me lojra dhe programet argëtuese e jo provime se kush do të dalë i pari se e tha më bukur vjershën. Natyrisht që në kopësht do të zhvillohen programe didaktike, të cilat janë të domosdoshme, pasi i mësojnë e zhvillojnë fëmijës, përgjegjsinë dhe kurajon për të folur në publik.

Por, festa e Një Qershorit, duhet të jetë festë me lojra dhe argëtime e jo kurajo e përgjegjsi për të kënaqur të rriturit dhe a do të kënaqen vallë? Të rriturit, janë më shumë të prirur të shohin të metat se sa arritjet e fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat