Mos i bëni më! Me këto veprime të përditshme po i dëmtoni fëmijët pa e kuptuar

Life style

Mos i bëni më! Me këto veprime të përditshme po i dëmtoni fëmijët pa e kuptuar

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Gudulisja e fëmijëve

Ka ndodhur shumë herë që të rriturit të kenë dashur të bëjnë fëmijët për të qeshur dhe kështu ata fillojnë t’i gudulisin. Por një studiues nga Universiteti i Kalifornisë zbuloi shumë vite më parë, që gudulisja nuk shkakton të njëjtën ndjesi lumturie si një shaka. Është vetëm një iluzion i të qeshurit të lumtur.

Në këtë rast, fëmijët qeshin në mënyrë të pakontrolluar si rezultat i një refleksi. Pothuajse të gjithë njerëzit qeshin kur gudulisen. Por problemi është, fëmijët qeshin, edhe nëse urrejnë të gudulisen.

Vendosja e lodrave në krevatin e fëmijëve

Jo të gjithë prindërit e kuptojnë që për një gjumë të mirë, foshnjat kanë nevojë vetëm për një dyshek të mirë, një çarçaf dhe një batanije të vogël në rast se ftohet në dhomën e tyre. Ndonjëherë, mund të përdoret një jastëk (një i vogël dhe i sheshtë). Sidoqoftë, sipas studimeve, para një moshe të caktuar, fëmijët nuk kanë nevojë për jastëk.

Gjithashtu, fëmijët nuk kanë nevojë për ndonjë zbukurim të veçantë për vendin ku flenë sepse lodrat e buta, ose lodrat e çdo lloji, mund të bëhen problem në çdo moment. Ata mund ta zgjojnë fëmijën ose madje të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen nëse foshnja aksidentalisht vendos lodrën në fytyrë.

Përdorimi i një drite të ndezur kur fëmija fle gjumë

Lënia e një drite në dhomën e një fëmije për tërë natën nuk është një gjë e mirë. Hormoni i rritjes që prodhohet ndërsa jeni duke fjetur, prodhohet më mirë nga trupi në errësirë totale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat