Pse meshkujt ‘ndizen’ nga ngjyra e kuqe?

Life style

Pse meshkujt ‘ndizen’ nga ngjyra e kuqe?

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 07:22
Ilustrim

Shpesh keni dilema se si mund të qëlloni në shenjë tek mashkulli që ju vie çdo herë në mendje!

Shkenca në raste mohon se një fustan i ngjitur do të kryente punë, por jo – është ngjyra e kuqe ajo që iu bie në kokë meshkujve.

Ky është rezultat i një studimi amerikan në New York, në Universitetin Rochester.

Studiuesit iu treguan 100 meshkujve, një sërë fotografish të vajzave të veshura në mënyra dhe me ngjyra të ndryshme, duke iu treguar se me cilën prej tyre do të donin të kalonin një mbrëmje intime.

Por, rezultati qe krejtësisht i papritur.

Në disa imazhe iu shfaqej e njëjta femër, e veshur me ngjyra të ndryshme. Megjithatë u vu re se ajo që cilësohej më tërheqësja ishte e veshura me të kuqe!

Ndaj dhe rekomandohen femrat se e kuqja është e duhura, nëse duan ta bëjnë një mashkull për vete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat