4 gjëra që ju pengojnë të jeni kreativ

Life style

4 gjëra që ju pengojnë të jeni kreativ

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Nëse mendoni se keni humbur krijimtarinë dhe produktivitetin tuaj, më poshtë abcnews.al do ju tregojë 4 gjëra që ju pengojnë.

1. Nuk jeni përqendruar në një qëllim të vetëm

Është më e lehtë të kesh sukses dhe të mos çorientohesh kur përqendrohet në një aktivitet dhe përpiqesh ta përfundosh atë me sukses. Kur keni një qëllim specifik, ka shumë të ngjarë të “shkarkoni” më shumë ide dhe të jeni më kreativë.

2. Ju nuk ushtroheni

Gjendja e mirë fizike dhe ushtrimet do t’ju ndihmojnë të ndieni mirëqenie fizike  dhe mendore dhe do të kontribuojë shumë ne ngritjen tuaj mentale. Përfshini ushtrimet në rutinën tuaj ditore për të rritur nivelet e energjisë, por edhe për të rritur produktivitetin tuaj. Mirëqenia fizike, veçanërisht nëse bëni punë ulur, është një faktor kryesor në përmirësimin e krijimtarisë tuaj.

3. Rrini gjatë para ekranit

Teknologjia ka dominuar në jetën tonë, pasi është një mjet i rëndësishëm për punën që bëjmë. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të marrim një pushim prej tyre. Kur jemi para një ekrani gjithë ditën dhe lëvizim poshtë në rrjete sociale ka shumë të ngjarë të humbim frymëzimin tonë dhe të jetojmë në një botë virtuale. Mundohuni të bëni një pushim nga ekranet dhe mediat sociale dhe përdorni kohën tuaj të lirë në aktivitete të tjera.

4. Nuk jeni aktiv

Një arsye tjetër që mund të privojë krijimtarinë tuaj është “palëvizshmëria”.  Me fjalën palëvizshmëri nënkuptojmë se nuk është mirë të mos kesh hobi apo aktivitete dhe të dalësh vetëm për kafe pas punës. Provoni gjëra të reja për të fituar eksperienca të reja, për të zbutur horizontin tuaj dhe njëkohësisht për të rritur nivelet e krijimtarisë. Mbi të gjitha, idetë lindin përmes aventurave dhe përvojave të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat