I gjatë apo i shkurtër? Zbuloni ç'duhet të dini për gjatësinë tuaj

Life style

I gjatë apo i shkurtër? Zbuloni ç'duhet të dini për gjatësinë tuaj

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Gjatësia është një fakt i thjeshtë biologjik për të cilin pak mund të bësh që ta ndryshosh. Ju sjellim disa dëshmi që tregojnë sesi ndikon gjatësia në gjithçka, duke nisur nga tërheqja seksuale e deri tek llogaria bankare dhe jetëgjatësia.

Para dhe pushtet

Abraham Lincoln, 1.93 m. i gjatë, do të dilte një kokë sipër Barack Obama-s (1.85), e megjithatë Obama është rreth 8 centimetra më i gjatë se një amerikan mesatar. Duke u nisur nga kohë, një studim i fundit vërtetoi tezën se kandidatët më të gjatë janë ata që fitojnë më shumë vota (përjashto këtu rastin e Joe Biden që është pak më i shkurtër se paraardhësi i tij).

Përtej kufijve të Shtëpisë së Bardhë, në përgjithësi femrat dhe meshkujt më të gjatë shihen si më dominantë, më të shëndetshëm dhe më inteligjentë, ndaj njerëzit janë më të prirur t’i zgjedhin për të qenë në pozicione kryesore, të cilat u sigurojnë më shumë të ardhura. Kjo mund të jetë për shkak se ne në pavetëdije e lidhim gjatësinë me madhështinë dhe aftësinë për të udhëhequr. Përveç kësaj, gjatësia pasqyron edhe mënyrën sesi jemi ushqyer që fëmijëri, ndaj shihet si tregues i një rritjeje të mirë, në tërësi edhe për aspekte si edukimi dhe kultura.

Por natyrisht, jo të gjithë gjigandët e historisë janë me të vërtetë gjigandë; Winston Churchill dhe Martin Luther King ishin dy nga ata që shembën mitit e njeriut të gjatë dhe të gjithë pushtetshëm. Megjithatë po të flasim për përshtypjen e parë, njerëzit e gjatë kanë më tepër epërsi.

Përfundimi: Për njerëzit e gjatë është përgjithësisht më e thjeshtë të fitojnë votat.

Tërheqja seksuale

Meshkujt e gjatë, me trup të formuar janë përgjithësisht më joshës. Studim pas studimi, vërtetohet gjithmonë e njejta gjë: që meshkujt dhe femrat e gjata konsiderohen më tërheqës nga shumica. Ç’është më e çuditshmja, shpesh mund të përfytyrojmë edhe gjatësinë e dikujt vetëm nga fytyra. Gjithsesi ndonëse mund të arrijnë të bëhen supermodele, femrat e gjata nuk duket të gezojnë të njejtat të mira si meshkujt e gjatë. Gjithsesi parapëlqehen femrat me njëfarë gjatësie.

Ndërsa për meshkujt, gjatësia mund të jetë një thikë me dy presa, nëse të tjerët u kushtojnë rëndësi edhe tipareve të tjera. Një studim i vonë bëri sondazhe mbi mënyrën si femrat e gjykojnë përmasën e penisit. Sa më i gjatë të ishte një mashkull, aq më shumë pritshmëri krijonin ato për përmasën e organit të tij seksual. Në rast se këto pritshmëri nuk përmbusheshin, ata gjykoheshin më rëndë sesa meshkujt e gjatësive mesatare.

Përfundimi: Duket sikur njerëzit e gjatë e kanë më të thjeshtë të gjuajnë, por kjo nuk përkthehet gjithmonë në sukses.

Sporti dhe veprimtaritë fizike

Mjafton të shohësh një ndeshje basketbolli apo një garë vrapimi për të kuptuar se këmbët e gjata kanë prioritet në shumë aktivitete sportive.

Megjithatë ndonjëherë edhe trupi i vogël mund të kthehet në epërsi. Nervave do t’u duhet më pak kohë për të zbatuar reflekset ndaj reagimi mund të jetë më i shpejtë dhe më i zhdërvjellët- përshembull në fushën e arteve marciale, ku shpejtësia është diçka thelbësore. Është më e vështirë për një trup të gjatë të përkulet dhe të përdridhet, ndërsa njerëzit më të shkurtër kanë më tepër zhdërvjelltësi, ndaj janë më të aftë në sporte gjimnastike.

 Përfundimi: Barazim! Varet nga lloji i sportit.

Ngathtësia

Mendojeni trupin si të ishte një makinë: sa më e madhe është ajo, aq më e vështirë është ta frenosh për të shmagur një përplasje. Dhe për më shumë: sa më e madhe të jetë, aq më e madhe është përplasja. Dhe sigurisht që njerëzit më të shkurtër kanë një largesë më të vogël nga toka, në rast se bien.  Kjo mund të shpjegojë se përse njerëzit më të gjatë janë më të prirur të pësojnë dëmtime gjatë gjithë jetës së tyre; femrat që janë më të gjata se 1.76 m., i vrasin gjunjët më shpesh se të tjerat!

Përfundimi: Njerësit e shkurtër bien më rrallë pre e aksidenteve.

Shëndeti dhe jetëgjatësia

Villagrande Strisaili, në Sardenjë, njihet si vendi me njerëzit më të gjatë në të gjithë Europën. Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë për këtë, duke përfshirë natyrisht ushqimin mesdhetar dhe një jetë të gjallë shoqërore.

Njerëzit duket sikur po shkurtohen dekadë pas dekade. Është e çuditshme se përderisa fëmijët më të mirëushqyer janë të prirur të zgjaten më tepër, duhej të ishte duke ndodhur e kundërta. Dhe duket se njerëzit e gjatë, me gjithë mirëushqyerjen e tyre me kalimin e moshës fillojnë të kenë shqetësime shëndetësore.

Kjo mund të shpjegohet me atë që, sa më i gjatë të jesh, aq më shumë qeliza ke që e përbëjnë trupin tënd të cilat mund të kthehen në qeliza kanceroze apo mutacione të tjera. Rezultati i kësaj është se, në Sardenjë, njerëzit më të gjatë se të gjatët e tjerë jetonin 2 vjet më pak, sipas statistikave. Një tjetër studim shkon më tej: Për çdo centimetër, shkurtohen 8 muaj nga jeta jonë…

Përfundimi: Një trup më i shkurtër do të thotë një jetë më e gjatë.

Lumturia

Pavarësisht rreziqeve të mundshme për shëndetin, ka diçka shumë triumfuese në të qënit i gjatë: Sa më i lartë të jesh fizikisht, aq më të larta janë edhe synimet që vendos për të qenë i lumtur. Kjo ndoshta ka të bëjë përsëri me faktin se gjatësia mund të ndikojë në pozicionet që zë në karrierën e zgjedhur, duke i ndihmuar ‘të gjatët’ të fitojnë më tepër para e duket sikur, njerëzit më të gjatë i marrin më thjesht gjërat gjatë jetës së tyre.

Përfundimi përfundimtar? Sa më i gjatë të jesh, aq më i lumtur je!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat