Përpiquni të mos e përdorni shumë fjalinë 'e di si ndihesh'!

Life style

Përpiquni të mos e përdorni shumë fjalinë 'e di si ndihesh'!

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Edhe pse qëllimi i fjalisë "e di si ndihesh" është të mbështesë personin përballë për ta bërë të ndihet që nuk është i vetëm në shqetësimin e tij, shmangeni. Duke i thënë diçka të tillë ju mendoni se jeni duke e mbështetur dhe duke i dhënë shpresë që gjërat do të bëhen më mirë në të ardhmen, por do ta gjykoni ndryshe pas arsyeve më poshtë.

1. Askush s'e di me saktësi si ndihet tjetri

Ne mendojmë se e dimë mirë për çfarë situate bëhet fjalë sepse kemi përjetuar vetë diçka të ngjashme, por jo. Nuk ka asnjë shans të dimë si ndihet tjetri 100%. Njerëzit i përjetojnë gjërat ndryshe dhe çdo ngjarje është unike tek secili.

2. E largojmë fokusin prej tyre

Kur dikush po merr guximin t'ju hapë zemrën e t'ju tregojë si ndihet, do të thotë që ka nevojë të dëgjohet. Kur ju i përgjigjeni me "e di si ndihesh" i vini padashur një lloj barriere që i bën të mos flasin më, pasi "e di mirë çfarë do të thuash". Në vend të kësaj, thjesht dëgjojeni.

3. Mund të dukemi më të pandjeshëm nga ç'mendojmë

Duke dashur të tregohemi empatikë, bëjmë një tjetër gabim padashur. Eshtë e vështirë të kuptosh vuajtjen e tjetrit aq më tepër kur nuk ndodhemi në varkën e tyre në të njëjtën kohë.

4. Çfarë ata duan është një dëgjues i mirë

Ndonjëherë heshtja është ndihma më e madhe. Kur njerëzit na tregojnë se si ndihen, përgjigjuni me gjuhën e trupit dhe lërini fjalët për pak. Një përqafim, shtrëngim duarsh apo një shikim i ngrohtë është më e mira që mund t'i jepni. Të tilla gjeste vlejnë më shumë sesa një "e di si ndihesh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat