Kërkohet që posta elektronike të mos përdoret jashtë orarit të punës

Life style

Kërkohet që posta elektronike të mos përdoret jashtë orarit të punës

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Nuk është e pazakontë që punonjësit të dërgojnë, lexojnë dhe përgjigjen në emailin e punës gjatë  mbrëmjeve dhe fundjavave, pasi të kenë shkuar në shtëpi.

Kjo është duke u konsideruar njëra ndër çështjet më të bezdisshme të jetës moderne.

Presioni i  punës dhe kohës së lirë nuk ka qenë kurrë aq i theksuar sa sot, që do të thotë që shumë njerëz duhet t’u  përgjigjen email-ve të punës,  në atë që duhet të jetë koha e lirë e tyre.

Disa persona janë duke bërë thirrje për ndalimin e përdorimit të postave elektronike jashtë orarit të punës, kjo duke ndjerë presionin për të kontrolluar kutitë postës online në të gjitha orët.

Sipas BBC, sindikata Prospect i ka kërkuar Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të prezantojë një nismë e cila do të ndalonte përdorimin e postës elektronike pas përfundimit të orarit të punës, shkruan The Indenpendent.

Angazhimi i tepërt nëpër orare të ndryshme mund të ndihmojë në shkaktimin e stresit, ankthit, prandaj është e rëndësishme të vendosni kufij në kohën tuaj të lirë.

Është koha juaj e lirë, kështu që pse të mos i jepni përparësi vetes para të tjerëve.

Merrni dy minuta për të ujitur bimët tuaja të shtëpisë, kështu ka shumë gjasa t’i bëni më mirë vetes sesa të përgjigjeni në email-et e juaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat